Kryesore

“Eliminimi i Saliut, e dobëson shumë Ramën”, Ngjela ngre pyetjen: A do ta rrëzojë Tirana, Berishën?

13:08 - 02.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Avokati Spartak Ngjela, në  një status në rrjetin social ‘Facebook’ ka komentuar listën e kandidatëve të PD-së për zgjedhjet e 25 qershorit për qarkun e Tiranës, ku mes garuesve është dhe Sali Berisha. Nisur nga lista, Ngjela bën analizën dhe shtron pyetjen ‘A do ta rrëzojë dot Tirana Sali Berishën?’, ndërsa thekson se pasi la jashtë liste 3 emra të vjetër të PD-së, Berisha e vuri veten të 7-in në listë. Sipas tij, kjo edhe mund ta ndëshkojë.

“Duhet të jemi të qartë politikisht: eliminimi i Saliut, e dobëson shumë Ramën”, – ka shkruar ndër të tjera, Ngjela.

Ja statusi i plotë

A do ta rrëzojë dot Tirana Sali Berishën?

Më një akt diabolik, pasi la jashtë listave të Partisë Demokratike tre deputetë mbështetës të politikës amerikane dhe perëndimore në PD; Sali Berisha e ka vendosur veten të shtatin në listën e Tiranës.
Kjo edhe mund ta ndëshkojë…

Çdo bëjnë qytetarët e Tiranës, a janë këta të aftë që ta ndëshkojnë, duke mos i dhënë PD-së jo më shumë se gjashtë deputetë në Tiranë?
A mund të votojnë të djathtët për një antiamerikan?

Berisha është një përfaqësues i regresit kombëtar, esadist dhe një njeri krejt i dyshimtë në historinë e tij: me impuls shkatërrimi dhe shitës i hapur i interesit kombëtar.

Po të ishte në Francë, në Angli, në Gjermani, dhe kudo në një vend perëndimor, ai do të rrëzohej.

Duhet të jemi të qartë politikisht: eliminimi i Saliut, e dobëson shumë Ramën.

Po në Tiranë? Tirana e djathtë, nëse ka mendje duhet ta rrëzojë një antiperëndimor…
Këtë duhet të dinë qytetarët e Tiranës, që rrëzuan në vitin 1991 Ramiz Alinë në kulmin e tij.
A do të dalë në zgjedhje e djathta proamerikane në Tiranë?
Gjithçka mbetet për t’u parë.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Z Ngjela….Kohet e fundit ne raste te vecanta kur vet kame qene pesimist kerkoja ndonje publikimin tende qe te merrja pak optimizem ,sidomos ne lidhje me reformen ne drejtesi….mendoj se ky eshte celesi i zgjidhjes….nese nje gje eshte e mire apo e keqe ,nese nje gje eshte e drejte apo e gabuar apo dikush eshte ajdut apo i ndershem…nuk duhet te jet eksluzivitet i politikes…Sigurisht ka edhe projeksionin politik ky faktore Berisha tashme eshte ne anen e kundert te tije …MENDOJ SE PERPARA REFORMES NE DREJTESI EDHE RAMA EDHE BERISHA SI INDIVID JANE PROBLEMI ME I VOGEL

    Përgjigju ↓