Kryesore

U mor me fushatë, MMSR propozim për të shkarkuar drejtoreshën e punës/ Reagon Marisa Kaçori: Ta faktojnë

16:51 - 02.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




 

Ola MITRE

 

Ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Xhulieta Kërtusha i ka propozuar Artur Mickos, drejtor i Shërbimit Kombëtar të Punësimit,  largimin nga puna të Marisa Kaçorit, me arsyetimin se për këtë të fundit ka fakte që vërtetojnë pjesëmarrjen në fushatën elektorale të Partisë Socialiste. Vendimi i MMSR-së është marrë në kuadër të masave të marra për parandalimin e angazhimit të punonjësve të administratës publike në aktivite elektorale, brenda orarit zyrtar të punës.

Por në një reagim për GSH.al Kaçori u shpreh se nuk ka asnjë shkresë zyrtare për shkarkimin e saj. Po ashtu ajo tha se ministria duhet të faktojë përfshirjen e saj në fushatë përgjatë orarit zyrtar. “Unë personalisht nuk kam asnjë shkresë zyrtare në lidhje me propozimin e ministres për shkarkimin tim nga puna. Nga kontakti që kam patur edhe me drejtorin e Përgjithshëm, më është thënë se edhe ai nuk ka shkresë zyrtare.

Kjo do të thotë se lajmin për shkarkimin tim e kam mësuar nga media. Megjithatë, ministria të më faktojë nëse unë jam marrë me fushatë gjatë orarit zyrtar të punës. Institucioni duhet të sjellë foto bashkë me orarin përkatës në të cilin ato janë shkrepur. Kjo pasi në bazë të urdhrit të kryeministrit, punonjësit e administratës publike mund të merrren me fushatë pas orarit zyrtar të punës”, u shpreh Marisa Kaçori për GSH.al.

Urdhri

Ndërkaq, ministrja Kërtusha i ka rekomanduar të gjitha institucioneve në varësi që të krijojnë një regjistër të posaçëm për monitorimin e prezencës në punë të punonjësve. Gjithashtu kërkohet pezullimi nga puna deri në përfundim procesit zgjedhor, i atyre punonjësve të administratës të cilët kandidojnë në këto zgjedhje parlamentare.

Për të garantuar një zbatim të plotë të  kuadrit ligjor në fuqi dhe urdhërit të Kryeministrit, Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë  bën me dije se është duke verifikuar të gjitha rastet e denoncuara për pjesëmarrjen e punonjësve të administratës në aktivitetet e fushatës elektorale.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.