POLITIKË

Basha: Një orë më parë, ndodhi gjëja më e çuditshme në 27 vjet politikë!

18:16 - 04.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Lulzim Basha komentoi me habi deklaratën e Edi Ramës këtë të dielë, në monologun e fundjavës. Premtimet për reforma dhe ndryshim të Edi Ramës, kanë habitur Lulzim Bashën, që ngriti pyetjen përse nuk janë bërë reformat në vitet e shkuara.

“Një orë më parë ka ndodhur gjëja me e çuditshme në 27 vjet histori politike. Rama në monologun e tij, të së djelës ka thënë se duhen reforma dhe duhet shembur Republika e Vjetër dhe ka thënë se do e bëjë ai. Nuk tha se çfarë e pengoi të mbante premtimet, por ju e dini se i ka penguar tepsia. Rama është personifikim i Republikës së Vjetër. Ndaj s’mund të themelojë të renë. Të renë e themeluat ju. Unë kam planin, vendosmërinë dhe vullnetin ta çoj përpara” tha Basha.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Mos u mbani fort nga emrat që vendosni nëpër çadra apo nëpër fysha se emri shkruhet fshihet nuk është asgjë. Luli dhe të gjithë ju që me mënyra të ndryshme keni hyrë në ato vende duhet ta dini se vendosja se çfare do jetë një shtet republikë apo mbretëri ka proçedura të caktuara ligjore juridike ekonomike sociale ushtarake. Nëse ju sikoni se duhet bërë republikë e re dhe që duhet bërë sa më shpejt jo ashtu sivthoni ju apo Rama, por duhet bërë e plotë reforma në drejtësi duke penalizuar drejtuesit e shtetit e partive që kanë 27 vjet që.po krijojnë pengesa serioze dhe kanë/keni shjatërruar ekonominë e gjithçka në këtë vend. Të ndryshohet kjo, duheni dënuar, ju pastaj bëhet ndaç republikë e re ndaç e vjetër por me njerez të tjerë (jo të rinj siç thuhet). Kështu mos u krekis se ti na paske shpikur republikën e re. sorkadhja

    Përgjigju ↓