AKTUALITET

Nikolla ngre padi për Blushin. Nuk i ndahem këtij shpifaraku derisa të marrë dënimin

13:28 - 09.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ish-ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka nisur procedurën e padisë për shpifje ndaj deputetit Ben Blushi, kreut të LIBRA-s.

Në një postim në rrjetin social “Facebook” ajo ka bërë të ditur se nuk do t’i ndahet këtij shpifaraku profesionist, derisa ai të marrë dënimin e merituar në gjykatë.

“U bë e disata herë që njeriu më parazit që kam njohur në jetën time, më sulmon paturpësisht me gojën e tij të shthurur nga ligësia e mediokritetit.

Një karrierist i llastuar nga jeta, që tri herë u bë ministër dhe tri herë u largua nga detyra pa bërë asnjë punë, nuk mund të shitet sot si politikë e re, pas 20 vitesh në korridoret e pushtetit”, – shkruan ndër të tjera, Nikolla.

Ja postimi i plotë i Nikollës

Dua t’ju bëj me dije se sot kam nisur procedurën e padisë për shpifje për Ben Blushin. Nuk do t’i ndahem këtij shpifaraku profesionist, derisa ai të marrë dënimin e merituar në gjykatë. U bë e disata herë që njeriu më parazit që kam njohur në jetën time, më sulmon paturpësisht me gojën e tij të shthurur nga ligësia e mediokritetit.

Një karrierist i llastuar nga jeta, që tri herë u bë ministër dhe tri herë u largua nga detyra pa bërë asnjë punë, nuk mund të shitet sot si politikë e re, pas 20 vitesh në korridoret e pushtetit. Një personazh i pangopur, që i kërkonte ministrave “mediokër” të Edi Ramës, favore.

Kur ky njeri e pa që nuk i’u hapën dyert për çudirat që kërkonte, me ngulmin e njeriut parimor, filloi sulmin e mllefit kundër Edi Ramës dhe ministrave “mediokër”. Kam vendosur ta ndjek deri në fund në rrugë gjyqësore këtë njeri që sot e gjithë kohën do të mbahet mend në Ministrinë e Arsimit, si ministri i arrogancës dhe asgjësë.

Ky gojëlig që shantazhonte kolegët për të nxjerrë, siç e quan edhe vetë pa pikën e turpit, fitimet nga aksionet e veta politike, nuk mund të jetë destinacion për besimin e votuesve që nuk e njohin. Ky njeri ka krijuar partinë e vogël fitimprurëse të radhës, duke premtuar Republikën e Re. Ky farë burri, pa din e iman, meriton jo vetëm që të mos i jepet asnjë votë, por, gjithashtu, edhe dënim për shpifjet e tij për shkak të detyrës.
Demaskimi i këtij paraziti ekzemplar të jetës publike është një detyrim ndaj të gjithë atyre qytetarëve që njësoj si ne, kur nuk e njohin se çfarë marifetçiu i paskrupullt është, mund të bien pre e shpellës së errët të gojës së tij të ligë.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. blushi ka 25 vjet ne PS,ka 200 vjet kulture qytetare.Ai qe zbriti nga avioni i linjes Paris-Tirane drejt e ne zyren e ministrit te kultures,quhet Edi Rama.Kurse ti zonje zbrite nga qafa Shtame drejt e ne njesine 5 ne Tirane.Ndryshe nga Blushi,ai qe te solli ty nga Burreli ne Tirane,ka bere nje pune me nam,bojatisi me shigjeta pallatet ne Tirane dhe i mbushi sheshet me beton an e mbane.Kurse ti zonje ja mbylle deren e shkolles nxenesve,u bere hatane.

    Përgjigju ↓