Kryesore

Selami vrer mbi Metën: Kërkonte rrëzimin e qeverisë për interesa personale, nuk e la Ramën të punojë

10:08 - 09.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Shkëlqim Selami, ish-deputeti i LSI-së, i cili duket se tashmë është rreshtuar përkrah kryeministrit të Shqipërisë, ka bërë thirrje që më 25 qershor të votojnë për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste. Duket se Selamit nuk i ka dalë ende inati për heqjen e mandatit të deputetit, ndërsa ka akuzuar Ilir Metën që ka hedhur baltë mbi të.

“Ndihem krenar që unë dhe disa deputetë të LSI-së nuk u bëmë pjesë e pazareve për rrëzimin e qeverisë dhe çuarjen e vendit në kolaps për interesat personal të Metës”, – shkruan ndër të tjera, Selami.

Shkëlqim Selami shkon më tej me akuzat e tij, teksa pohon se Ilir Meta kërkonte rrëzimin e qeverisë për interesa personale.

Në thirrjen e tij për të votuar Edi Ramën, Selami pohon se ai është njeriu që ka dashur të bëjë shumë më shumë, por nuk e ka lënë miku që sot dje e demonstroi me qetësinë e tij live me zë dhe figurë.

Ja statusi i plotë

Te dashur miq

Marrë shkas nga intervista e Z.Meta në “Opinion” sot të sqaroj diçka.

Nuk kam dashur kurrë të merrem me mediat, aq më tepër me njerëz si Meta edhe pse u përpoqën shumë të hedhin baltë mbi mua.

Më në fund e pranoi vetë dhe më vjen mirë që heqja e mandatit tim është thjesht për inat të kryetarit, pasi kërkonte rrëzimin e qeverisë për interesa personale.

Ndihem krenar që unë dhe disa deputet të LSI nuk u bëmë pjesë e pazareve për rrëzimin e qeverisë dhe çuarjen e vendit në kolaps për interesat personal të Z.Meta. Vetë kryetari i KQZ e pranoi në komisionin e ligjeve dhe në media se mandatin tim e hoqi pas asnjë provë, por sipas kërkesës së Metës.

Z.Meta ti më shumë se kushdo tjetër e di mirë se nuk kam qenë dhe nuk bëhem kurrë prona e askujt.

Karakterin tim nuk e ndryshon kurrë as karrigia, as paraja.

Në fund dua t’i bëjë thirrje të gjithë atyre që kanë besuar dhe besojnë te puna dhe ndershmëria ime të bëhemi bashkë dhe të votojmë Nr 2 më 25 qershor. Të votojmë si Vlorë, Edi Ramën, njeriun e punës njeriun që do të bëj shtet!

Njeriun që ka dash të bëjë shumë më shumë, por nuk e ka lënë miku që sot e demonstroi me qetësinë e tij live me zë dhe figurë.

Fitore PS.

GSH.al


Shfaq Komentet (3)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Gabimi i Metes ishte qe ne fillim qe mori ne radhet e veta nje trafikant te qenieve njerezore,nje injorant,dhe nje biznesmen i kumarxhinjeve.kete fund te kene te gjitha ata palitikane qe vetem te tille nuk jane.Na vjen peshtire te shikojme fytyra nga me te poshtrat ne politike dhe parlament.

    Përgjigju ↓
  2. E KUSH NA BEN MORAL,NJE COPE INJORAT QE TE GJITHE VLONJATET E DINE SE KUSH ESHTE.POPULLI I VLORES ESHTE I ZGJUAR VET DHE NUK ESHTE DELE QE TE BEJE SI THOTE CIMI,CIMI ESHTE SI TE GJITHE DEPUTETET E TJERE TE PS QE U PERJASHTUAN NGA PARLAMENTI.Mjaft me me keta mostra,hapini rruge intelektualve te vertet.Nga dija dhe intelektualet asnje komb nuk ka pare keq.Erdhi koha qe keta te zhveresohen dhe te dalin ne drite te diellit ashtu sic jane.(Po e pastoj ketu Pasi gazetaTEMA e MEROS eshte shume e kujdesshme dhe nuk lejon asnje koment qe nuk i vjen pershtat personave qe e mirepaguajne).TUNG

    Përgjigju ↓
  3. Qe Meta i ka ndejtur cekan mbi koke qeverise Rama,duke e shantazhuar me rrezim ne parlament,sa here qe shterngohej laku i vetingut,i largimit te drejtoreve te korruptuar te LSI,kjo eshte e vertetye.

    Përgjigju ↓