EKONOMI

Politekniku, studentëve: Ja kur do të bëni njohjen e anglishtes, testi zgjat dy orë

10:00 - 10.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ola MITRE

Testi ndërkombëtar i gjuhës angleze TOEIC L&R për studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës do të zhvillohet në datën 24 qershor. Të interesuarit duhet të bëjnë aplikimin online në adresën http://registration.sta-edu.com, ndërkohë që sipas marrëveshjes së bashkëpunimit me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit ai do të zhvillohet në godinën Liria, në Qytetin Studenti. Sa i takon testit, ai do të jetë me alternativa dhe do të zgjasë 2 orë. Në vitin 2015, Ministria e Arsimit dhe Sportit përcaktoi nivelet dhe testet ndërkombëtare të 5 gjuhëve të huaja, ndërkohë që kandidatët, të cilët aplikojnë për t’u pranuar në programe studimi të ciklit të dytë apo të tretë në institucionet e arsimit të lartë, janë të detyruar të kenë nivel të njohjes së njërës prej këtyre gjuhëve. Për pranimin në programet e studimit të ciklit të dytë kandidati duhet të ketë njohje të gjuhës së huaj, ndërmjet nivelit B1 dhe nivelit C1. Ndërkohë që, për pranimin në programin e studimeve të ciklit të tretë, kandidati duhet të ketë njohje të gjuhës së huaj, të nivelit C1. Ndërkaq, MAS ka publikuar testet, të cilat njihen prej saj, që i gjeni në tabelën bashkëngjitur shkrimit. Disa muaj më parë, kjo ministri rishikoi edhe kriteret e vlefshmërisë së certifikatës. Sipas këtyre ndryshimeve, “kandidati që aplikon për t’u pranuar në programe studimi të ciklit të dytë apo të tretë në Institucionin e Arsimit të Lartë, duhet të ketë certifikime dhe rezultate të testimeve ndërkombëtare për nivelet e njohjes së gjuhëve, brenda afateve të vlefshmërisë së certifikatave të lëshuara”. Kjo do të thotë se ata persona, që synojnë të vazhdojnë këto studime, por iu ka “skaduar” vlefshmëria e certifikatës, që vërteton njohjen e gjuhës së huaj, do të duhet të rifuten në provim, në mënyrë që të rimarrin dokumentin e vlefshëm. Ndërkohë që, sipas udhëzimit të mëparshëm këto certifikata kishin një vlefshmëri deri në 2 vjet pas lëshimit të tyre. Më konkretisht në këtë udhëzim thuhej: “Kandidati që aplikon për t’u pranuar në programe studimi të ciklit të dytë apo të tretë në Institucionin e Arsimit të Lartë, duhet të ketë certifikime dhe rezultate të testimeve ndërkombëtare për nivelet e njohjes së gjuhëve, të cilat i përkasin një periudhe jo më vonë se 2 vjet nga momenti i lëshimit të tyre”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.