POLITIKË

Qytetari i tregon faturën e energjisë elektrike. Basha: Çfarë ke në shtëpi, fabrikë akulloresh?

14:43 - 10.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kreu i opozitës gjatë mitingut elektoral në Dibër është përballur me shqetësimet e qytetarëve, të cilët janë ankuar për faturën e kripur të energjisë elektrike që paguajnë çdo muaj.

Gjatë kohës që Basha po fliste për programin e tij dhe të PD-së, se çfarë do të bëjnë ata pas 25 qershorit nëse mandatohen nga shqiptarët, një qytetar dibran i ka treguar faturën e energjisë elektrike, pasi kishte paguar 218 mijë lekë të vjetra.

BISEDA:

Basha: Ulja e çmimit të energjisë jo vetëm për konsumatorët por edhe biznesin prodhues. Pse u rrit çmimi i energjisë apo këtu nuk e ka rritur? Sa më shumë e paguani faturën?

Qytetari:Me tre vetë 218 mijë lekë të vjetra kam paguar për dy muaj faturën.

Basha: Çfarë ke në shtëpi fabrikë akulloresh? Çmimi i energjisë u rrit për të mbushur gropën që Edi Rama krijoi duke vjedhur 600 mln euro që ia fali CEZ-it. I morën i ndanë me njeri-tjetrin dhe për të mbushur gropën rritën çmimin dhe ky është çmimi që paguan secili prej jush.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Jane me qindra e mijera te tjere si ky qe kane paguar jashtzakonisht shume pa harxhuar as 10% te asaj vlere.
    Ti zhdukim hajdutet me vote.

    Përgjigju ↓