LIFE STYLE

KESHILLA / Hani pjeshkë kundër kolitit dhe hemorroideve

11:03 - 12.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Për qëllime mjekësore përdoren gjethet, lulet, frutat dhe farat e pjeshkës. Të gjitha pjesët e bimës kanë shije të hidhur sepse përmbajnë acid cianhidrik, ndaj dhe duhet kujdes i posaçëm. Frutat përdoren të freskëta dhe të përpunuara. Ato kanë vlera të larta ushqyese e kuruese; përmbajnë rreth 10 për qind sheqerna, acide organike, pektinë, vitaminë C dhe R me shumicë, sasi të pakta provitaminë A, vitaminë B1, B2, PP, kripëra minerale, lëndë aromatike etj. Pjeshka këshillohet të përdoret gjatë tre muajve të parë të shtatzënisë sepse krijon një lëkurë të shëndetshme të fëmijës dhe zhvillimin e tij. Lulet e pjeshkës kanë veti tonike dhe rrudhëse dhe përdoren në formë çaji. Lulet e thara e të kthyera në formë pluhuri, rekomandohen kundër kolitit, dhimbjeve të barkut, rrjedhjes së të bardhave, kundër hemorragjive dhe hemorroideve. Gjithashtu, në formë gargare përdoren për kurimin e bajameve dhe mishrave të dhëmbëve që janë acaruar. Lëngu i frutave (i thelpinjve) të pjeshkës, me pamjen e qumështit, është përdorur prej kohësh kundër sëmundjeve të zorrëve dhe të stomakut.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.