AKTUALITET

Reagon Sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë: Policët nuk më lejojnë të hyj në Ministri

15:08 - 12.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë Juliana Hoxha ka folur për BalkanWeb pas përplasjes me ministrin Gazmend Bardhi dhe urdhrit të tij për të mos e lejuar të hyjë në institucion.

Ajo ka deklaruar se situata është alarmante por se ajo ka të drejtë të shkojë në punën e saj, pasi pezullimi është cilësuar i pavlefshëm nga Departamenti i Administratës Publike.

Hoxha shprehet se policët nuk e lejojnë të hyjë në Ministri. “Ka përforcime në Ministrinë e Drejtësisë. Policët u urdhëruan të mos më lejojnë të hyj në Ministri. Situata është alarmante, e paprecedentë. Në Ministrinë e Drejtësisë shkoj me gjithë atributin ligjor. DAP ka refuzuar kërkesën e Bardhit për të më shkarkuar. Akti i pezullimit të ministrit u cilësua i pavlefshëm”, ka thënë Hoxha për gazetaren Klodiana Lala./balkanweb/

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.