Kryesore

Arian Çani ndryshon mendim për Edi Ramën: Ai nuk i shau gazetarët!

21:47 - 13.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Arian Çani foli për herë të parë mbi prapaskenat e intervistës pas 7 vitesh me Edi Ramën. I ftuar në emisionin “Studio e hapur” të Eni Vasilit, Çani tha se Rama bëri një gjest kalorsiak duke u rikthyer në studion e tij pas gjithë atyre që kishte thënë ai vetë.

“Nuk është se pata ndonjë ndjesi të veçantë. Fakti që erdhi te une tregoi një gjest kalorësiak sepse unë çfarë nuk kam thënë për të” – tha gazetari. Përsa i përket intervistës ku Rama i cilësoi të gjithë emrat e njohur të gazetarisë si “kazanë”, Çani ka një tjetër variant.

“Nuk i sulmoi Edi Rama gazetarët. Ai nuk e kishte idenë për çfarë do të flitej. Unë mendova meqë ai shkon në një studio dhe i thotë gazetarit që “ti nuk je kazan, por ata të tjerët” mendova që ta vë përballë të gjithë gazetarëve. Ai u ka thënë të gjithëve “kazan”. Por përderisa i tha edhe Henri Çilit, “kazan” aty u kuptua gjithçka që nuk e ka me personat.

Unë nuk di si e lexoni ju. Për mua e gjitha kjo është dashuri ndaj “kazanit”. Ai vdes për “kazanin” ai nuk rri dot me të. Ai është pjesë e këtij “kazani” – tha Çani, tek i cili u vu re një ndryshim 180 gradë në qëndrim.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.