AKTUALITET

FOTO/ Arrest me burg për vrasësin e Artan Cukut, prokurori tregon detajin e ri: Ja çfarë e tradhtoi autorin

12:08 - 13.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




“Arrest me burg”. Kjo ka qenë masa e marrë per Mikel Shallarin. Gjykata për Krimet e Rënda, e cila u tërheq për të caktuar masën e sigurisë ndaj Mikel Shallarit, personit të arrestuar që dyshohet për vrasjen e komisar Artan Cukut, ka vendosur që ta mbajnë në burg atë.

GSH.al sjell foton e Mikel Shallarit në Gjykatë.

Mësohet se Prokurori kërkoi caktim mase “arrest në burg”, por sipas kërkesës së organit të akuzës, mësohet se zbulimi i ngjarjes dhe këtij personi si autor i dyshuar i vrasjes, është bërë nga analiza e kamerave të sigurisë, ku është vërejtur largimi i personit të dyshuar nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë që janë ndjekur kamerat biznes pas biznesi deri te sheshi Ëillson dhe aty është parë që Mikeli ka hequr bluzën dhe e ka hedhur në kosh e cila më pas është gjetur nga ekspertët.

Ka qenë pikërisht ADN-ja në xhepat e bluzës sportive që ka lënë në kosh autori, e cila ka zbardhur identitetin e tij. Nga pamjet e kamerave është parë që autori ecën me duart në xhepa në bluzë.

Ekspertët e kanë shpërndarë profilin e ADN dhe ka reaguar Interpol Berna e Zvicrës, që kanë thënë ne kemi pasur një të shoqëruar me këtë profil gjenetik.

Prokuroria ka bërë të ditur se Mikel Shallari nuk ka pranuar të flasë. E vetmja përgjigje që ai ka dhënë kur është pyetur në gjyq nëse ka gjë për të shtuar, ka qenë: S’kam asnjë gjë për të shtuar.

Ashtu si ditën kur u arrestua, edhe dje 24-vjeçari Mikel Shallari nuk ka pranuar të flasë para hetuesve.

Ai ka refuzuar edhe bashkëpunimin e ofruar, për të përfituar statusin e të penduarit, duke vijuar të mbajë qëndrim mohues lidhur me akuzën e ngritur ndaj tij.

Dyshohet se Artan Cuku u vra për gjakmarrje, por nuk perjashtohen edhe disa pista te tjera.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.