AKTUALITET

Merren në mbrojtje familjarët e vrasësit të Artan Cukut, ja çfarë bëri policia

10:42 - 13.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Prindërit e të arrestuarit për vrasje, Mikel Shallari, ishte zhvendosur për të jetuar në Tiranë para rreth tre muajsh. Ne arritëm të gjenim një adresë ku ata kishin jetuar, të paktën deri para pak ditësh, në një zonë të populluar të kryeqytetit, por banorët na thanë se nuk jetonin më aty, shkruan “Panorama”.

Burime të rezervuara nga Policia na thanë se, largimi i tyre nga ajo zonë është një masë paraprake e marrë nga vetë forcat e rendit, për mbrojtjen e tyre.

Veprim ky që mund të shërbejë edhe si një shtysë për të bindur Mikel Shallarin të bashkëpunojë me Drejtësinë.

Deri në muajin tetor të vitit të kaluar, Mikel Shallari, me origjinë nga Skrapari, ka jetuar në fshatin Dikater të Kuçovës, nga ku u largua në kohën që motra e tij fitoi të drejtën e studimit në Tiranë.

Që nga ajo kohë, 24-vjeçari ishte zhvendosur për të jetuar në Qytetin Studenti bashkë me të motrën. Para tre muajsh, edhe prindërit e tij u larguan nga Kuçova drejt Tiranës, pasi i ati i tij gjeti një punë si shofer në kryeqytet.

Ndërsa thuajse çdo fundjavë ata udhëtonin drejt fshatit Dikater, që ndodhet rreth 10 kilometra larg qytetit të Kuçovës, ku bashkë me prindërit punonin tokën dhe hardhitë rreth shtëpisë. Mikel Shallari aktualisht ishte i papunë, ndërsa në Kuçovë kishte kryer punë të ndryshme, ndonjëherë edhe duke emigruar. /Panorama

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.