Kryesore

Rama flet për koalicionin me Bashën: Duhet të pyesim popullin/ Unë realizova ëndrrën e nënës

21:44 - 13.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




“Si kam armiq asnjërin pre tyre”- Wshtw shprehur kwshtu kryeministri Edi Rama nw emisionin “Fiks Fare” në Top Channel, ku Rama ishte i ftuar për herë të parë.

A do ta marrë malli për Bujar Nishanin i cili lë mandatin më 24 korrik për t’ja dorëzuar Ilir Metës? “Çfarë nuk ndodh në jetë! Çfarë nuk ndodh në jetë!”, – u përgjigj Rama.

Rama i është përgjigjur me humor pyetjeve tw ndryshme të dy drejtuesve të emisionit.

“Lulzim Basha sikur nuk ka filluar ta dëgjojë më plakun”, thanë moderatorët, duke ju referuar ish-kryeministrit Sali Berisha liderit historik të PD-së.

“Kush e dëgjon më Berishën. Saliu flet mirë po flet me vete, ja thotë vetes, vetja e dëgjon, bëhet qytetar dixhital”, tha Rama.

Deklarata më e fortë që shoqëroi emisionin ishte ajo për një koalicion të mundshëm me Partinë Demokratike.

“Koalicion me Bashën mund të ndodhë?”, pyetën moderatorët.

“Duhet ta pyesim popullin. Ne jemi në skenë”, tha Rama.

Teksa këmbënguljes së Devit dhe Dorit, nëse pas zgjedhjeve e merr Basha në telefon duke i thënë nëse mund të bëhen bashkë pasi nuk ja doli të fitojë, kreu i qeverisë u përgjigj: “Varet se çdo thotë më parë populli. Se Luli është në fazën që fle akoma, do zgjohet, nëse zgjohet dhe mua më gjen të vrarë, cfarë do bëjë?”

Por një shenjë tjetër e “dashurisë” së re Rama-Basha u duk në pjesën e parë të intervistës. Drejtuesit e nisën bisedën duke e uruar Ramën për 26-vjetorin e themelimit të partisë Socialiste që qëlloi në të njëjtën ditë me datën e lindjes së kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha.

“Për kë festove më shumë”, e pyetën moderatorët kryeministrin.

“Festova atë timen, por edhe për atë tonin menduam”, tha Rama. ‘Me tonin’, Rama i referohet liderit të opozitës Lulzim Basha, me të cilin arriti marrëveshje politike më 18 maj duke i ofruar disa ministri teknike dhe drejtues të enteve publike kryesore në vend.

Mesazhin e  fundit Rama e kishte për nënën e tij, Anetën, e cila është ndër ndjekëset e para dhe të rregullta të emisionit “Fiks Fare”.

“E shikon Neta jam aty ku me ka dashur gjithmonë, tek Fiksi, dhe nuk kam dalë për keq kam dalë për mirë. Të fala shumë nga Filipi”, përmbylli Rama.

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.