Kryesore

DETAJET/ Si arriti Lulzim Basha të dalë në foto me Donald Trump

21:58 - 14.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Takimi mes Donald Trump dhe Lulzim Bashës nuk është zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë, por në Wisconsin, ku presidenti amerikan ishte bashkë me të bijën, Ivanka. Presidenti amerikan është interesuar mbi politikat e punësimit të studentëve në shkollat profesionale, vizita në disa fabrika dhe gjatë pasdites, një takim për mbledhjen e fondeve për governatorin Scott Walker.




Pikërisht në pritjen e organizuar për mbledhjen e fondeve, Presidenti Trump është takuar me Lulzim Bashën. Aty është bërë edhe foto që u shpërnda për mediat nga Partia Demokratike.

Në të njëjtën mënyrë, Edi Rama arriti të ketë një foto me Barak Obamën, kur drejtonte Partinë Socialiste në opozitë. Por për foton që bëri Edi Rama në SHBA nisën hetimet. U zbulua se infiltrimi i Edi Ramës në një pritje të ngjashme të organizuar nga demokratët, ishte bërë në mënyrë të paligjshme. Ligji amerikan e ndalon financimin e fushatës nga të huajt. Në rastin e Edi Ramës “financimi” kishte të bënte me pagesën për biletën e pritjes.

Nuk ka ende detaje si u fut Lulzim Basha në pritjen e organizuar në Wisconsin nga republikanët, por pa dyshim një foto me Donald Trump në mes të fushatës është një lajm i mirë për Bashën dhe që pa dyshim, ngjall zili tek socialistët.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Për mua nuk është aspak e rëndësishme sepse këto lloj fotosh dhe takimesh nuk janë të ndonjë rëndësiçe të veçantë, veç të japin informacion sesi gjendet rrugët pë të zgjidhur qesen e taksapaguesve tanë. Mos u lodhni se na mbushni mendjen me të tilla fake nwus. Do ishte lajm që presidenti ti bëmte ftesë ndonjë.politikani dhe të bashkëbisedonte.për problemet që ka ky vend të krjuara nga qeveritë gjatë 27 vitevedhe çadra e 18 shkurtit që për pak nuknu përsërit 1997. Votat nuk merren nga dhe.për amerikën por merrem dhe jepen për partonë që merr përsipër të bëjë shtet ligjor. Këto foto le ti mbajë në.muret e shtëpisë së tij kushdo që I pëlqen. Demokrati I vërtetë

    Përgjigju ↓