Kryesore

Fotot e Mikel Shallarit në gjyq/ Del një pistë e re për vrasjen e komisar Artan Cukut

00:33 - 14.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




“Arrest me burg”. Kjo ka qenë masa e marrë për Mikel Shallarin. Gjykata për Krimet e Rënda vendosi ta mbajë në burg të dyshuarin për vrasjen e komisar Artan Cukut.

GSH.al sjell fotot e reja të Mikel Shallarit në gjykatë.

Ndërkohë që orët e fundit është përforcuar ideja se vrasja e Artan Cukut nuk ka ndodhur për gjakmarrje, por për shkak të detyrës së komisarit në kohën që ishte drejtor i policisë së Vlorës.

Burime nga prokuroria, thanë për GSH.al se një grup i fuqishëm ekonomik në Vlorë, dyshohet të ketë porositur ekzekutimin e Cukut.

Motivi, mësohet të jetë trafiku ndërkombëtar i drogës dhe goditja e një dege të këtij grupimi nga ana e policisë së Vlorës, disa vite më parë.

Policia e ka regjistruar procedimin penal si “vrasje për gjakmarrje” me gjasë për të humbur gjurmët e hetimit të porositësve të vërtetë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.