Speciale

Video/ Flet babai i maturantit të dhunuar në Fier: Na qëlloi kryetari i PS, se votojmë për LSI

19:03 - 14.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ditën e sotme është publikuar rasti i një maturanti që është dhunuar nga mbështetës të Partisë Socialiste. Orgest Grembi ka rrëfyer se është qëlluar për faktin se do të votonte LSI-në. Më tej ka folur edhe babai i tij, i cila ka thënë se edhe ai është goditur nga kryetari i Partisë Socialiste. “Isha në punë në fshat, mbarova me gjithë dy çunat. Këta ishin në hije të shelgut dhe ngacmuan çunin “Për kë do votosh ti? Për LSI do votosh ti?

Ne të q. ku… “. Ishte bashkë me dy vëllezërit e tjera. E goditën me lopatë me leva, i thyen edhe telefonin. Djali është anëtar i LSI-së, është qejfli, bredh, ç’punë ka ai. Kam bërë kallëzim edhe unë, se edhe mua më goditën. Ai që më goditi mua është kryetari i partisë PS, e ka të çarën në majë të buzës. Kërkojmë drejtësi. Pa drejtësi nuk bëhet shtet”, ka thënë Kujtim Grembi.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.