Intervista

3 analistët/ Fatos Lubonja: Rama, aftësi mashtrimi. Shkullaku: PD-ja do fundoset si LDK-ja

23:21 - 15.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Analisti Fatos Lubonja foli në studion e “Të Paekspozuarit” për fushatën elektorale dhe mundësinë e një koalicioni PS-PD pas 25 qershorit.

Lubonja hodhi dyshime të forta të një koalicioni të tillë, duke thënë se Basha ka mundësi të ketë bërë marrëveshje me Ramën.

Më tej, ai komentoi deklaratën e fortë të Gramoz Ruçit, i cili paralajmëroi shkarkimin e Ilir Metës sot nga Fieri, duke thënë se kjo vjen pasi ai ka pas Bashën e Ramën.

“Fushata po tregon se ka një koalicion në hije, që është PS-PD. Nuk dihet, prapë mund të bëjë koalicion PS-LSI nesër. Por, tani na del Lulzim Basha që ka mundësi të ketë bërë marrëveshje me Edi Ramën. Ndaj, Gramoz Ruçi kërcënon sot se ka pas Bashën e Ramën.

Ja si e komentojnë 3 analistët mundësinë e koalicionit PS-PD.

DEKLARATAT E 3 ANALISTEVE

Fatos Lubonja: PD ka një problem shumë të madh që është fati që ajo pretendonte të merrte votat e të zhgënjyerëve duke premtuar ndryshim. Basha nuk e ka përjashtuar deri më tani fuqimisht që këta të qeversin bashkë dhe këtu të zhgënjyerit që janë kaq shumë, apo ata që duan të ikin, dmth dhe ata që shesin votën në këtë rast skanë ku e shesin, dhe në këtë aspekt Rama është përpara dhe ka luajtur mirë. Rama më përpara çoi Metën president. Ramës s’duhet t’i harrojmë aftësinë mashtruese, dhe po kap mbi 70 i thotë Bashës, ku të kam parë, ose mund ta pranojë si aneks bashkëqeverisje, dhe vazhdon qeverisë vetë ai. Nëse bashkëqeversin, Basha atëherë shiti aksionet e PD te Rama.

Armand Shkullaku: Për Ramën nëse merr 71 mandate, bashkëqeveris me PD, unë kështu mendoj. Tani ka dal një mënyrë tjetër, pse të presim çdo katër vjet ne, po hajd të bëhemi bashkë dhe e ndajmë. Pse po i bien Ilir Metës, tani e keqja më e madhe për Ramën është Ilir Meta, pasi unë thotë Rama jam e keqja më e vogël, prandaj më votoni mua, dhe jo LSI. Ai synon të kap 71 dhe kur të pranojë PD në koalicion, ta pranojë me kokën ulur, dhe e fton PD, për hir të Shqipërisë i thotë popullit, por qeveris i vetëm. Nëse kjo ndodh, PD do ketë fatin e shumë partive të reja, PD do të ketë fatin e LDK në Kosovë, nëse hyn në bashkëqeverisje. Nuk mund të shkosh nga përmbysja e Republiëks së Vjetër, te martesa me Rilindjen.

Andi Bushati: Duket sikur në sondazhe Rama ka një trend rritje, dhe Basha një rënie, por kjo nuk vjen për aftësi të Ramës, i cili thotë që e keqja është LSI, i cili katër muaj më parë i lutej LSI. Po të shohim aksionin e Ramës, është kontradiktor dhe mashtrues. Rritja e Ramës, është për faj të Bashës. Basha është një mjeshtër i madh i uljes së elektoratit të vet. Basha me çadrën premtoi shumë, por demokratët mendojnë se Rama sot është i pathyeshëm. Në fushatë Basha nga fjalori i çadrës, është tjetër njeri nga ajo që Basha flet në fushatë. Basha nuk bëri një opozitë të bashkuar, por i përçau, por si model politik bëri një parti personale dhe të njishit. Hodhi në rrugë Patozin dhe Topallin. Basha është sot një komandant që po çon në luftë një ushtri të telendisur. PD ka një erozion të madh prandaj ka rënie të madhe në sondazhe.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.