SPORT

Armando Duka: Qindra SMS pasi iku De Biazi, ja ku do ta marrim trajnerin e ri të Kombëtares

18:26 - 15.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kandidati i parë për të marrë postin e Gianni de Biasit, Paolo Tramexani ka shuar këtë të enjte çdo disktutim, duke rmosur për 3 vitet e ardhshme me skuadrën zvicerane të Sionit. Megjithatë, mesa duket kjo nuk ndryshon asgjë në alternativat e presidentit Armand Duka, edhe pse ai e kishte konsideruar ishndihmësin e De Biasit si të përshtatshëm. Largimi i menjëhershëm i trajnerit të përfaqësueses shqiptare, Gianni De Biasi, ka shnërruar skuadrën kuqezi në “pre” të lakmuara në këtë prag merkatoje, ku fillon jo vetëm valsi i lojtarëve, po edhe i trajnerëve.

“Kanë mjaftuar 24 orë nga zyrtarizimi i shkëputjes së marrëdhënieve dhe kanë qenë dhjetra, apo qindra mesazhe që më kanë mbushur telefonin”, konfirmon për Top Channel presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Ky është një moment shumë i rëndësishëm i sezonit “kuqezi”, duke qenë se skuadra gjendet brenda objektivit, vendit të tretë në grup, por nga ana tjetër kërkohet edhe përgatitja e eliminatoreve të ardhshme të Europianit të 2020-s, ku mund të kemi mundësi dhe objektiva të ndryshme, në varësi të kundërshtarëve. “Personalisht po kërkoj një trajner italian”, shton më pas Presidenti i Federatës, i nisur edhe nga përvoja pozitive, por edhe karakteristikat e përshtatshem të ekpit tonë, pa yje, por grup. Në ketë mënyrë, Presidenti i FSHF-së i mbetet edhe një herë besnik idesë së tij, që nga koha kur ka ardhur në krye të futbollit shqiptar, se për përfaqësuesen është më mirë të kemi një trajner të huaj, me më shumë eksperiencë europiane. Në këtë mënyrë, ai thekson se nuk po u mbyll dyert trajnerëve shqiptarë, por ekpseriencat ndërkombëtare të trajnerëve të huaj kanë dhënë gjithmonë diçka plus. Megjithatë, për momentin asgjë serioze sa u përket kandidaturave të mbërritura dhe bisedimeve, telenovela e trajnerit të ri të Kombëtares, sapo ka filluar…/GazetaTema


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.