SPORT

Josa largohet nga drejtimi i Tiranës, stërvitja në dorë të trajnerëve të huaj

14:57 - 15.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Mirel Josa nuk do të jetë trajneri i Tiranës për edicionin e ri. Lajmi që përflitej prej kohësh është zyrtarizuar sot, pas një bashkëbisedimi mes presidentit Refik Halili dhe teknikut i cili drejtoi bardheblutë në sezonin që u mbyll me një rënie historike nga kategoria.

Palët janë ndarë miqësisht dhe nuk do të ketë pretendime për detyrime financiare, duke ndërprerë me marrëveshje marrëdhënien kontraktuale mes tyre që zgjatej edhe në sezonin e ardhshëm.

Kësisoj, Tirana do të nisë sot pasdite stërvitjet për pjesëmarrjen në Ligën e Europës pa trajnerin Josa, me ekipin që do t’i besohet dyshes Egbo-Gvozdenoviç. Mendohet se ata do të kenë drejtimin e skuadrës si fillim për Ligën e Europës dhe nëse bindin, mund të vazhdojnë në stol edhe për sezonin e ardhshëm, në Kategorinë e Parë./PanoramaSport


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.