Speciale

Lul Berisha, SMS live në “Opinion”: Blushi gënjen, e kam takuar kur ka qenë ministër!

22:30 - 15.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Gjatë emisionit “Opinion” u diskutua fotografia e famshme e kreut të LIBRA-s, Ben Blushi me Lulzim Berishën. Blushi deklaroi se nuk e njihte, por Lul Berisha, ish-i dënuar për vrasje, i dërgoi një SMS Fevziut:

“Nuk është e vërtetë që s’jam takuar me Blushin. Jemi takuar edhe herë të tjera kur ka qenë ministër”.

Këtë SMS Blushi e përgënjeshtroi dhe tha: Nuk është e vërtetë, unë nuk e njoh atë.

FOTO ME LUL BERISHEN

Ben Blushi ka reaguar pas lajmeve se ditën se kishte bërë foto me Lul Berishën. Kreu i partisë LIBRA ka bërë një status në faqen e tij në Facebook ku ka sqaruar lajmin që ka qarkulluar përgjatë gjithë ditës. Në një status në Facebook, lideri i LIBRA-s ka bërë me dije se nuk e di nëse shtetasi që ka bërë foto është Lul Berisha.

Statusi i plotë

SI BËRA FOTO ME LUL BERISHËN NE DURRËS

Sot isha në Durrës dhe sic më ndodh kudo ku shkoj pranova të bëj foto me dhjetëra qytetarë të cilët afrohen dhe më takojnë pa I njohur. Pa mbërritur në Tiranë disa portale nxorrën lajmin se paskam bërë një foto me Lul Berishën një njeri kundër lirimit të të cilit kam mbajtur nja tre fjalime në parlament. Unë nuk e di nëse ky që ka ardhur të bëjë foto me mua është apo jo Lulzim Berisha por nëse është ai portalet duhet ta marrin ne tel dhe ta pyesin pse erdhi të fotografohet me mua. Kush nuk e ka numrin le tja kërkojë Edi Ramës. Megjithatë shikoni videon më poshtë për të kuptuar se as e njoh këtë njeri që takova në bulevardin kryesor të Durrësit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.