DOSSIER

I thotë Millosheviçit “fashist” në burg, shikoni debatin e famshëm të Albin Kurtit me serbët (VIDEO)

13:17 - 16.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kjo intervistë është bërë në janar 2000, në kohën që NATO sapo kishte çliruar Kosovën dhe Albi Kurti ndodhej i arrestuar në burgun e Pozarevacit, i akuzuar për propagandë politike kundër Jugosllavisë.

Kjo është një intervistë historike (në fakt, më shumë është debat) sepse aty, në Serbi, madje me në krah ministrin e Drejtësisë të Serbisë, kreu i Vetëvendosjes e quan disa herë “fashist” Slobodan Millosheviçin.

“Më fal zotëri, ju jeni gazetar? Jo, jam ministri i Drejtësisë”, replikon Albin Kurti  me zyrtarin serb gjatë kësaj interviste.  Ai gjendet i rrethuar nga gazetarët e huaj, por edhe atë serbë të cilët e provokojnë me pyetjet e tyre. Ai sapo është dënuar me 15 vite burg nga gjykata, por nuk duket se e ka shumë problem diçka të tillë. GSH.al e risjell të plotë këtë debat.

Në një intervistë të mëvonshme, Albin Kurti e kujton kështu arrestimin e tij dhe burgosjen në Serbi.

RREFIMI I ALBIN KURTIT

Angazhimi im politik ka filluar në Unionin e Studentëve të Universitetit të Prishtinës. Viti 1997 dhe proceset që pritej të ndodhnin, vlimet e asaj kohe në njëfarë mënyre më futen edhe mua brenda. Pas protestave të 1 Tetorit 1997, unë u angazhova edhe si sekretar në zyrën e përfaqësuesit të UÇK-së, që në atë kohë ishte Adem Demaçi. Më 27 prill të vitit 1999 jam arrestuar nga policia serbe dhe më pas jam dënuar me 15 vite burg. Më shumë rob lufte sesa i burgosuar kam qëndruar nëpër burgjet e ndryshme të Serbisë deri më 7 dhjetor 2001, kur jam liruar, pas amnestisë që erdhi si rezultat i presionit ndërkombëtar në qeverinë kinse të re të Koshtunicës.

Pas lirimit, së bashku me aktivistë të ndryshëm jam angazhuar në kuadër të Rrjetit të Aksionit për Kosovën (KAN). KAN është marrë me organizimin e aktitviteteve të ndryshme për çështjen e të drejtave të njeriut dhe drejtësisë sociale. Në veçanti jemi angazhuar në veprime konkrete që kanë pasur për qëllim zbardhjen e fatit të personave të pagjetur. Në këtë drejtim vlen të përmendet peticioni që kemi mbledhur atë kohë me rreth 243 mijë mijë në mbarë Kosovën, të cilat ua kemi dërguar të gjitha autoriteteve relevante duke filluar nga Sekretari Gjeneral i OKB-së z.Kofi Anan.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.