Speciale

Intervista e Metës për TV grek, Bushati e quan tregtar flamujsh: E shet miqësinë për një pjatë!

23:07 - 16.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ish-kreu i LSI-së Ilir Meta dha sot një intervistë për televizionin grek “Star”. Kur u pyet për marrëdhëniet e qeverisë “Rama” me shtetin fqinj, Meta tha se Rama ka marrëdhënie të këqija me të gjithë, jo vetëm me Greqinë.

“Në radhë të parë duhet të kemi parasysh që për fat të keq z. Rama ka marrëdhënie të vështira me të gjithë dhe të paqëndrueshme, përfshirë dhe Greqinë, por jo vetëm Greqinë, por dhe fqinjë të tjerë”

I menjëhershëm ishte reagimi i Ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushatit, që e konsideron këtë shthurje të shtetit. Duke pasur parasysh se deklaratat janë të presidentit të ardhshëm, Bushati e quan këtë “shtet-shthurje”.

“Kjo fushatë, që është me e qeta dhe me e papolarizuara në historinë e pluralizmit, falë marrëveshjes politike të ofruar nga Partia Socialiste për opozitën, po kthehet dita-ditës në një fushatë të Presidentit të zgjedhur të Republikës, kundër qeverisë dhe opozitës, si të përfaqësonte një lëvizje shtet-shthurëse”

Pavarësisht se dënon sulmet e Metës, Bushati nuk ngurron t’i përgjigjet me të njëjtën monedhë presidentit të ardhshëm, të cilin e quan “tregtar flamujsh, që e shet miqësinë për një pjatë thjerrëzash”.

“Megjithatë e kam të pamundur të mos shprehem për intervistën surreale të Presidentit të zgjedhur me votat tona, për një media të huaj.

Partnerët e sigurtë shihen në sy dhe flasin troç; tregtarët e flamujve e shesin miqësinë e vërtetë për një pjatë thjerrëza. Në fund hesapi është i qartë dhe çdo partner brenda dhe jashtë mund t’i bjerë lapsit: qartësi strategjike për një bashkëpunim jetik mes Shqiperisë dhe vendeve të rajonit. Lajkat dhe përkëdheljet sterile i takojnë një politike të vjetër”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.