BOTA

Tregtari masakrohet me shkopinj e kaçavidë, shqiptarët e shpëtojnë dhe bëhen “heronj” në Itali

16:24 - 16.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




“Ikni zihuni në vend tjetër, larg dyqanit tim”, kjo frazë e thënë në nerva e sipër i ka kushtuar shumë një shitësi kinez në Reggio Emilia.

Pas këtij paralajmërimi 3 të rinj me prejardhje afrikane i janë futur mesoburrit me grushta, shkelma, rripa, shkopinj dhe kaçavida dhe e kanë masakruar atë.

Vetëm ndërhyrja e kalimtarëve e ka shpëtuar viktimën para dyqanit “China Market”. Mediat italiane raportojnë se njëri nga agresorët ka marrë një shishe bosh e ka thyer dhe ja ka ngulur në trup 50-vjeçarit i cili ka rënë në tokë me ulërima.

Pikërisht në këtë moment kanë ndërhyrë një grup punëtorësh shqiptarë që kalonin aty afër. Njëri prej tyre i heq nga duart shkopin njërit prej të rinjve dhe i përzë ata. Më pas, shqiptarët ndihmojnë kinezin i cili gjendet i larë në gjak në tokë dhe e ndihmojnë të shkojë në spital. “Heronjtë” e rinj të ‘via Turri’ në Reggio Emilia.

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.