BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Kuzhe ka mësuar shqip?! Puthje diplomatike apo dashuri ambasadorësh. Braçe më “trendy” se kurrë. Nis konkursi i bukurisë në parlament

16:00 - 17.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim:  Kuzhe ka mësuar shqip?! Puthje diplomatike  apo dashuri ambasadorësh. Braçe më “trendy” se kurrë. Nis konkursi i bukurisë në parlament





Kuzhe ka mësuar shqip?!
Ka arritur një rezultat të mirë të mërkurën          që lamë pas. Trajneri i Kombëtares Josip Kuzhe arriti ta kthejë të mërzitur Danimarkën në shtëpi, pas barazimit që pati në Tiranë, në stadiumin “Qemal Stafa”. Padyshim që rol të madh në këtë rezultat të Shqipërisë pati traineri i saj kroat Kuzhe. Dje paradite e kemi takuar pikërisht në një kioskë ku shiten gazetat. Kuzhe ka blerë gjithë gazetat sportive, gjë që na çuditi se pas këtij veprimi jo vetëm që po shihte fotot, por edhe po vëzhgonte gjatë në tekstin e shkruar. Vallë të ketë mësuar kaq shpejt shqip Josip Kuzhe?!


Puthje diplomatike  apo dashuri ambasadorësh
Në momentin e parë kur pamë foton na u duk se buzët e personazheve në foto kishin takuar njëra-tjetrën. E në fakt ato i janë afruar shumë cepit të buzëve. Por jo, është thjesht një miqësi kjo mjaft e fortë që pasqyrohet edhe në duart e kapura të dy personaliteteve. Ambasadori i OSBE në Tiranë, Robert Bosch dhe ambasadorja e Çekisë, Marketa Fialkova janë kapur nga paparaci ynë ndërsa kanë marrë pjesë në çeljen e punimeve të Parlamentit të ri shqiptar, ditë që u ka dhënë mundësi edhe të takohen dy ambasadorëve.


Braçe më “trendy” se kurrë
Kombinim më të çuditshëm nuk kishim parë ndonjëherë. Të jenë këto tendencat e fundit të modës?! Në fakt mesa kemi parë nëpër revista e sfilata diçka të tillë nuk na kanë zënë sytë. Ndoshta kjo duhet të jetë moda e disa viteve më pas se nuk ka mundësi. Dhe në këtë pikë anëtari i kryesisë dhe deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe është më vizionar se kushdo tjetër. E kemi parë duke dalë pikërisht nga mbledhja e kryesisë së PS-së, që këto kohë duket më e tensionuar se kurrë. Dhe siç po shtangni u befasuam dhe ne. Një deputet i veshur me këpucë, pantallona serioze dhe një bluzë pambuke me dragua?!


Nis konkursi i bukurisë në parlament
Vendosja 30 përqind e pjesëmarrësve femra në Parlament, ka pasur mjaft efektshmëri. Kjo jo vetëm për një zë femre më shumë, por ka sjellë sigurisht një gjallëri mes asaj dyndjeje mashkullore krahasuar me parlamentet e kaluara. Për momentin parlamenti është i gjysmuar! Opozita mungon! Kështu që, na jep të gjitha të drejtat që këtë herë në fokus të vendosen gratë e Partisë Demokratike. Të bukura, sharmante, të veshura me stil dhe ndjekëse me përpikmëri të modës. Gjë që ka sjellë padashje një konkurs të heshtur mes tyre. Një konkurs prej ku, çdo ditë duhet të dalë më e bukura. Kështu mes të djathtës për fronin janë deputetja Majlinda Bregu, deputetja Lajla Përnaska dhe deputetet e reja aktorja Rajmonda Bulku, Mesila Dode dhe Albana Vokshi. Gara duket e fortë ndërkaq. Edhe pse Majlinda aktualisht ka dalë nga rradhët e tyre, pasi ka rifituar sërish postin e Ministres së Ingegrimit dhe si më e vjetër se to në parlament, do të jetë pjesë e jurisë, ku sigurisht kryetare e saj është sërish një femër, sërish e rimandatuara Jozefina Topalli, deri në dhënien e kurorës duket se do të ketë jo pak vështirësi.
Ky shkrim u botua më 12 shtator 2009


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.