Speciale

Edi Rama flet ashpër: Shokuese ajo që tha Ilir Meta. Turp! Foli si ekstremist grek

13:01 - 17.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ish-kreu i LSI-së Ilir Meta dha dje një intervistë për televizionin grek “Star”. Kur u pyet për marrëdhëniet e qeverisë “Rama” me shtetin fqinj, Meta tha se Rama ka marrëdhënie të këqija me të gjithë, jo vetëm me Greqinë.

“Në radhë të parë duhet të kemi parasysh që për fat të keq z. Rama ka marrëdhënie të vështira me të gjithë dhe të paqëndrueshme, përfshirë dhe Greqinë, por jo vetëm Greqinë, por dhe fqinjë të tjerë”

I menjëhershëm ishte reagimi i Ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushatit, që e konsideron këtë shthurje të shtetit. Duke pasur parasysh se deklaratat janë të presidentit të ardhshëm, Bushati e quan këtë “shtet-shthurje”.

“Kjo fushatë, që është me e qeta dhe me e papolarizuara në historinë e pluralizmit, falë marrëveshjes politike të ofruar nga Partia Socialiste për opozitën, po kthehet dita-ditës në një fushatë të Presidentit të zgjedhur të Republikës, kundër qeverisë dhe opozitës, si të përfaqësonte një lëvizje shtet-shthurëse”.

Sot, ka reaguar edhe vete Edi Rama. Ja ç’shkruan ai.

Shokuese intervista e I.M per tv grek!Si mundet nje President shqiptar te shaje kryeministrin e vendit si te ishte ekstremist fqinj?TURP!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.