BLUETOOTH

Elvana Gjata publikon këngën e re, një dedikim për Flor Mumajesin?

10:31 - 17.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




“Përgjithmonë ka mbaruar”
Vetëm pak ditë më parë Elvana Gjata publikoi këngën e shumëpritur “Forever is over”, e cila brenda pak kohësh ka arritur mbi 750 mijë shikime në “Youtube”. Mirëpo përveç muzikës, pamjes së Elvanës në klip etj., një kuptim të veçantë ka edhe teksti. Që nga titulli “Përgjithmonë ka mbaruar” kuptojmë se kemi të bëjmë me një ndarje. Ndoshta ndarja me Flor Mumajesin e ka frymëzuar Elvanën që të sjellë përjetimet e kësaj marrëdhënie në një këngë që po korr sukses edhe në arenën ndërkombëtare. Për t’ju bindur po ju sjellim tekstin e plotë të këngës që ta vlerësoni vetë, nëse ky është dedikimi i fundit për Flor Mumajesin.

Po mundohem të harroj,
Po mundohem të kuptoj
Kur ‘flaka’ (ndjenja) të jetë shuar, do largohesh?
Apo do gjesh një ‘flakë’ tjetër për të ndezur?
Në fund të historisë, do jesh gati të fillosh pjesën e dytë?
Shiko pas të shkuarën
Mos harro gjithçka kaluam
Kur përgjithmonë të ketë mbaruar, do jesh këtu?
A do ta kem shpirtin tënd, në çdo mënyrë?
Të premtoj se do të dua pas asaj dite
Përgjithmonë ka mbaruar, do jesh këtu?
Të mungon diçka, vetëm kur nuk e ke më
Kështu që është më mirë t’i korrigjojmë gabimet tona
Nëse sheh dhimbjen në sytë e mi,
Më mbro dhe dhimbja nuk do të jetë për shumë gjatë
Kur Përgjithmonë të ketë mbaruar, do jesh këtu? 2x
A do ta kem shpirtin tënd, në çdo mënyrë?
Të premtoj se do të dua pas asaj dite
Përgjithmonë ka mbaruar, do jesh këtu?
Kur Përgjithmonë të ketë mbaruar,
Kur Përgjithmonë të ketë mbaruar, do jesh këtu pranë meje?..

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.