SPORT

Ish-zëdhënësi i FSHF-së: De Biazi mos qaj, fol kush ta përgatiti “arkivolin”. Tramexani po ta fut?

16:04 - 17.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Lirim Zalla ka qenë shumë kritik në vitet e fundit për situatën në institucionin e futbollit shqiptar. Gazetari i njohur sportiv, përmes disa pyetjeve thumbuese, në faqen e tij në rrjetin social “Facebook” ka lënë të kuptohet se shumë gjëra nuk janë thënë nga italiani në ditën e lamtumirës.

Zalla hedh dyshime të forta për marrëdhënien mes De Biazit dhe Dukës ndër vite, ndërsa i bën apel ish-trajnerit të tregojë se kush i përgatiti arkivolin.

Ai shtron pyetjen: “Tramexani, zëvendësi yt, po ta fut apo e le vetë?”

REAGIMI

“Fol De Biazi fol, mos qaj! 1. Pse lamtumirën tënde mister e lexove të shkruar dhe nuk fole si ‘bilbili’ 6 vjet me radhë? A. Kishe emocione? B. Ta kishin përgatitur? C. U trembeshe shpërthimeve të papritura?

  1. Pse i nderuar, një ditë më parë the që do rri deri në fund të sezonit dhe të nesërmen ike? A. Të detyruan? B. Shite kohën e qëndrimit? C. Të treguan pasardhësin?
  2. Për kë person në FSHF e kishe që ‘përgatiti arkivolin tim në Izrael’? E dinë të gjithë atë që përqafove fort e me lot në sy. Sa bukur qarje dyshe Xhani.
  3. A je ndier ndonjëherë i ‘tradhtuar’ te ne De Biazi? A. Nuk e ke kuptuar? B. Të ka pëlqyer? C. Ka qenë me interes?
  4. Për çfarë të vjen më shumë keq tani mister? A. Që kur shaje Dukën thoshe Federata? B. Kur e lavdëroje thoshe emrin e tij?
  5. Si nuk e sqarove një herë o Xhani kush na çoi në ‘Francë 2016’, ti me ekipin apo Ai, Federata?
  6. Tramexani, zëvendësi yt, po ta fut apo e le vetë?
  7. Mister të hoqën apo ike vetë?
  8. A u largove se pe që Bushi u bë trajner U-21 duke braktisur drejtorllëkun e Kombëtares?

FOL … DE BIAZI FOL… MOS QAJ…”, shkruante Zalla në profilin e tij zyrtar në “Facebook”.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.