Publikuar : 18/06/2017

Bluetooth – Nostalgji/ Dhe, fushata vazhdon për Mesila Dodën. Ermali, sfidë zjarrit. Gara e shpejtësisë e Ilir Paços. Juli, flirt me një bionde

Bej share
Tags

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Dhe, fushata vazhdon për Mesila Dodën. Ermali, sfidë zjarrit. Gara e shpejtësisë e Ilir Paços. Juli, flirt me një bionde


Dhe, fushata vazhdon për Mesila Dodën
Ajo që u bëri përshtypje të gjithëve në fazën paszgjedhore në Shqipëri, ishte fakti se edhe pse Partia Demokratike fitoi zgjedhjet, kryeministri i vendit, Sali Berisha e vazhdoi fushatën edhe gjatë verës. Rrugën e tij e kanë ndjekur edhe deputetët e tjerë të PD-së. Deputetja e Fierit, Mesila Dode, ka vendosur në statusin e saj në faqen në Facebook, një njoftim sensibilizues si më poshtë: “Të dashur miq! Për këdo që dëshiron të ndihmojë jetimët në familjen Geci, Levan, Fier nr. i llog. në lek është 190002, Banka Credins. Për të gjithë ato që jetojnë jashtë vendit ju japim koordinatat e mëposhtme. IBAN-i është AL56 2121 1016 0000 0000 0019 0002. Swift Code është CDISALTRXXX. Ju falenderoj të gjithëve për vëmendjen dhe ndjeshmërinë e treguar!”. E ndërkaq, një foto fushate me një mbështetëse të PD-së e ilustron më mirë këtë që sapo thamë.


Ermali, sfidë zjarrit
Çfarë basti duhet të ketë humbur Ermali që e paskan vënë në provën e zjarrit?! Apo hedhja mbi zjarr është pjesë e ndonjë loje a performancë e tij? Gjithsesi, ajo që kemi mësuar është se Ermal Hasimja e ka fituar betejën me zjarrin dhe ka dalë prej tij shëndoshë e mirë. Për fat të mirë, se i fillon dhe mësimi dhe studentët e duan në auditor në këmbë dhe jo me paterica.


Gara e shpejtësisë e Ilir Paços
Vera ka qenë një maratonë e vërtetë për spikerin dhe gazetarin Ilir Paço. Ashtu si dikur “Maku” ishte personazhi i dashur si zëvendësi i grave me barrë, këtë sezon, Paço ka qenë zëvendësi i kryeredaktorëve të lajmeve në televizionin ku ai punon. Jo vetëm që nuk ka pushuar, por ka punuar edhe me dy turne. E pasi i ka dhënë fund zëvendësimeve, edhe Iliri i kishte hak ca pushime. Kështu, këtë fillim shtatori ai është nisur me bashkëshorten e tij, ku edhe po pushon aktualisht në Kamer të Turqisë. Fotoja që u servirim e shfaq çiftin në majë të dy deveve, duke na dhënë të kuptojmë se pas garës së lajmeve, kanë nisur një garë shpejtësie me deve.


Juli, flirt me një bionde
Është një bashkëshort dhe baba i përkushtuar. Në skenë arrin që t’i bëjë për të qeshur të gjithë, jo vetëm me batutat, por edhe me sjelljen dhe mimikën e tij. Ndërkaq, shoqëria zë një pjesë të rëndësishme në jetën e tij. E kemi takuar këtë herë në një tavolinë miqsh, artistë. Nuk dihet nëse është ndonjë festë apo një mbledhje e zakonshme mes tyre. Gjithsesi, tavolina duket e këndshme. Ajo që nuk shkon, ose më saktë që ne të “Bluetooth” na ra në sy, është biondina në krah të tij. Julian Deda, aktori i humorit është përfshirë në bisedën e vajzës së panjohur kaq shumë, sa as njëri dhe as tjetri nuk e kanë shkëputur vëmendjen nga shoshoqi, ndërsa dikush ka shkrepur këtë foto.
Ky shkrim u botua më 12 shtator 2009

Shkruaj nje koment

Kalo te paneli