Show-Bizz

FOTOT/ Vetingu, ambasadorja Vlahutin bën ‘selfie’ në seancë plenare

00:20 - 18.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot me 100 vota “pro” emrat e 27 juristëve që do të bëjnë ‘vetingun’ (kontrollin e figurës) e rreth 800 prokurorëve dhe gjyqtarëve. Parlamenti mbajti një seancë të jashtëzakonshme e cila u ndoq me kujdes me ambasadori amerikan, Donald Lu dhe ajo e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin. Diplomatët u dukën të kënaqur me rezultatin e seancës: vetëm 2 vota kundër dhe 5 abstenim nuk arritën të bllokojnë ecurinë e reformës në drejtësi.




Në një moment, ambasadorja Vlahutin bëri një ‘selfie’ dhe nisi të shkrepë foto në seancë. Kjo nuk mund t’i shpëtonte vëmendjes së fotoreportevëve. GSH.al ju sjell çaste nga seanca parlamentare.

GSH.al


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.