BOTA

“Betejë” kandidatësh, kush do ta formojë qeverinë në Kosovë?  

13:04 - 19.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




 

Në Kosovë, ende pa u certifikuar rezultati i zgjedhjeve që qartë- sisht nuk nxjerr asnjë fitues, por rendit me një diferencë të vogël votash dy koalicione dhe Lëvizjen Vetëvendosje, ka nisur “beteja” e kryeministrave.

Të parit që i takojnë mandate për formimin e qeverisë është Ramush Haradinaj, kandidati i koalicionit PDK-AAKNisma dhe disa partive të vogla, që u renditën të parët në zgjedhje. Por Albin Kurti i Vetëvendosjes, e cila garoi e vetme dhe u rendit forcë e dytë politike në vend, mendon se qeverinë duhet ta formojë ai vetë.

Në koalicionin mes LDKAKR-AL mendohet se ata nuk duhet të bashkohen me asnjë prej dy pararendësve në zgjedhje. Kandidati për kryeministër i këtij grupimi, Avdullah Hoti, ka deklaruar se LDK nuk do të bashkohet as me koalicionin e PDK dhe as me Vetëvendosjen. Kjo pasi PDK rrëzoi bashkëqeverisjen e më- parshme me LDK, ndërsa Vetëvendosje ka ndihmuar PDK të shkohet në zgjedhje të reja.

Por nga Vetëvendosje, e cila ka përmendur një koalicion të mundshme me LDK me Kurtin kryeministër, u është kërkuar që të presin sa të dështojë Haradinaj dhe pastaj të prononcohen për pjesëmarrjen në qeveri. Kandidati për kryeministër i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë se PDK duhet të shkojë në opozitë.

Kurti ka paralajmëruar se PDK-AAK-Nisma po tentojnë të vjedhin deputetë të AKR e LDK. Por menjëherë ka ardhur përgjigjja e Haradinajt. Ai e ka quajtur Kurtin mashtruesit utopik ordiner dhe eksperimentues, që po paraqitet si shpëtimtar.

“Përgjegjësia politike këtë herë është më e madhe sesa mashtrimi utopik…”, ka shkruar Haradinaj në FB. Ai ka paralajmëruar se shpejt do të themelohet Qeveria e re bazuar në rezultatet e zgjedhjeve, ku koalicioni parazgjedhor PDKAAK-Nisma ka dalë fitues.

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.