Show-Bizz

Dita ndërkombëtare e baballarëve, Dafi uron nënën: Ti je mbreti im!

16:38 - 19.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Sot është dita ndërkombëtare e baballarëve dhe shumë VIP-a nuk kanë harruar të urojnë në mënyrat e tyre në rrjetet sociale figurën e babait. Por i veçantë ka qenë urimi i një nga vipave më të njohur të mediave shqiptare e më gjerë. Dafina Zeqiri, ndryshe nga VIP-at e tjerë ka dashur të urojë të ëmën. Kjo për arsye se mamaja e saj i ka qëndruar pranë për një kohë të gjatë e ka zëvendësuar dhe figurën atërore:

“Gëzuar ditën e babit! Mbreti im! Je nënë dhe baba i mrekullueshëm. Një grua e mrekullueshme që i bëri/bën të dyja”, ka shkruar Dafina mbi foton e nënës së saj me një kurorë mbretërore.

Një postim i tillë nuk është i rastësisshëm, sepse mbas saj fshihet një histori personale dhe e dhimbshme e këngëtares dhe motrës së saj, Besës. Dafi ka qenë gjithnjë e rezervuar lidhur me këtë fakt ndërsa ka qenë motra e saj e cila ka thënë se babai i tyre nuk i ka dashur ato. Në një intervistë të bërë më parë, ajo ka thënë se babai i ka dashur të vdekura e i ka braktisur që të vogla. Më vonë, ka thënë Besa, pas 21 vitesh kur të dyja ishin të famshme, ajo modele e Dafi këngëtare, u kujtua për to.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.