Kryesore

E la jashtë liste, Vladimir Kosta: Rama është 10 nivele më poshtë se Saliu. Ka abuzuar shumë, ti kalojë Prokurorisë

14:42 - 19.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Vladimir Kosta, pasi mësoi se Edi Rama nuk e futi në listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 qershorit, ka shpërthyer ndaj Kryeministrit të Shqipërisë.

Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, ai shkruan se Rama është më e keqja e Shqipërisë, dhe 10 nivele më poshtë se Saliu.

Ai shkon deri aty sa thotë që ka abuzuar shumë dhe  ti kalojë Prokurorisë.

 JA STATUSI I PLOTË

Avokat Ngjela, Rama është 10 nivele më poshtë se Saliu.

MË E KEQJA E SHQIPËRISË !

Avokat, ti e njeh me kohë Ramën, unë këto 4 vite që e njoha e them me bindje se ai nuk e do këtë vend … gjithçka që ka bërë deri më sot janë të verifikueshme dhe hetohen shumë kollaj qoftë edhe për punimet e maskuara.
Rama ka abuzuar shumë me pasurinë kombëtare, për mua ti kalojë prokurorisë dhe jo më të kërkojë votën për kryeministër!
Ky kryeministër ja hoqi një vakt buke popullit shqiptar dhe ti i ke dalë në mbrojtje deri më sot!
Është 10 nivele më poshtë se Saliu për të cilin ju skeni rreshtur duke e akuzuar.
Mbroje këtë vend, se Rama bën çmos ta zhdukë OPOZITËN.
Edhe diçka, nëse e ke parë filmin “War dogs” Rama është tipiku Diveroli i ngjashëm në karakterin e atij kontrabandisti!

 

 

 

 


Shfaq Komentet (2)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Po ky qenka trutharë.more zotërinj
    Ç’farë kërkon ky pas gjithë atyre.mënxyrave që polli si ka mënd që do i falen? mbi të gjitha ç’farë ka dhënë të veçantë.për zonën dhe vendin? Këta kanë rrjedhur të gjithë. Po.ç’farë u bë kuvendi.more dritë shkurtet: o burra kush të hyjë! .
    maçoku i Përmetit

    Përgjigju ↓
  2. Te paska mbet gati shume qe nuk je ne list vladimir. Kjo eshte fatkeqesia e PS, nje pjese e ane treve te saj vuan per karrike. Edi eshte nder i kombit, tani shko me saliun.

    Përgjigju ↓