LIFE STYLE

Efektet kurative të fikut, ja kush s’duhet ta përdorë

09:20 - 19.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play


Fiku është një frut i këndshëm dhe i ushqyeshëm. Përdoret i freskët, i tharë, si dhe i përpunuar në produkte të ndryshme si marmelatë apo reçel. Përmban shumë karbohidrate, që në fiqtë e thatë arrijnë mbi 60 për qind, si dhe albumina e yndyrna. Fiqtë e njomë kanë mjaft vitaminë C, pro-vitaminë A dhe hekur. Fiqtë rekomandohet të përdoren nga personat e dobësuar, nga anemikët dhe nga ata që e ndiejnë shumë të ftohtët: ata i japin organizmit forcë dhe nxehtësi. Nuk këshillo-het të përdoren nga ata që vuajnë nga sëmundja e sheqerit. Përdorim të mirë në mjekësinë popullore fiqtë kanë gjetur kundër kapsllëkut. Por fiqtë nuk rekomandohet për ata që vuajnë nga diarreja. Në rastet e acarimit të faringut, të mishrave të dhëmbëve dhe të rrugëve të frymëmarrjes, lëngu i përgatitur nga zierja e fiqve jep rezultate shumë të mira. Qumështi i fikut ka gjetur përdorime praktike për heqjen e kallove, si dhe për lyerje kundër reumatizmave e dhimbjeve të tjera artritike. Qumështi i fikut të egër përdoret me efekt për zhdukjen e lythave nga sipërfaqja e duarve ose e këmbëve. Gjethet e njoma të fikut kanë veti terapeutike shumë të mira kundër sëmundjes së astmës.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.