Show-Bizz

FOTO/ Pasi na prezantoi me të fejuarin, Floriana Garo na njeh dhe me kunatën e saj

14:06 - 19.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




 

Fejesa e moderatores së njohur Floriana Garo u shpërnda me një shpejtësi marramendëse. Të gjithë u habitën, nisur nga fakti se nuk ishte shprehur se ishte në një lidhje, e aq më pak se kishte ndërmend të fejohej. Mirëpo, në fakt “Bluetooth”, në tetorin e 2016-ës, e kishte paralajmëruar se prezantuesja e “Jo vetëm modë” ka rigjetur dashurinë.

Dhe nuk vonoi shumë kur bukuroshja e ekranit mori hapin, atë të zyrtarizimit të lidhjes së saj. Dhe fejesa padyshim e ka bërë edhe më të lumtur, gjë që e ka shprehur.

Mirëpo, nëse na prezantoi me djalin që i kishte rrëmbyer zemrën, sot na prezanton edhe me kunatën e saj. Në një foto të postuar në rrjetin social “Instagram”, Floriana shfaqet me kunatën dhe bashkangjitur fotos shkruan “Kunata ime e bukur”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.