AKTUALITET

LSI i përgjigjet flakë për flakë Ramës për denoncimet nepotike: Parimi i hajdutit që thotë kape hajdutin, rilindasit po thërrasin rilindasit

18:02 - 19.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Pasi ishin bërë disa denoncime nepotike nga kryeministri Rama dhe nga kryebashkiaku i Delvinës, dhe të tjera punësime në Berat, ka reaguar LSI. Nënkryetarja e LSI-së Kejdi Mehmetaj ka përmendur sot të gjithë emrat e lidhur familjarisht me një drejtues në Sarandë dhe Delvinë.

“Si parimi i hajdutit që thërret kape hajdutin edhe rilindësit po thërrasin rilindasit”, tha Mehmetaj

Lidhjet aktuale të kryetares së PS-së Delvinë.
Blunilda Meliqi ose Merxhani përgjegjëse e degës së thesarit Delvinë;
Luan Merxhani, i ati drejtor i shkollës 9-vjeçare “Rusan”;
Merita Merdani, e ëma mësuese pa shkollë të lartë;
Kreshnik Merxhani, i vëllai punon në ministrinë e Kulturës;
Ismiona Merxhani, e motra, punon në Ministrinë e Brendshme;
Xhemil Merxhani, xhaxhai, punonjës pranë ALbpetrol Delvinë;
Përparim Meleqi, bashkëshorti, punonjës pranë degë së OSHEE- Delvinë;
Petrit Meleqi, kunati në degën e OSHEE Delvinë;
Enereida Meleqi, kunata, edukatore në çerdhen e Delvinës;
Ëngjëllushe Tata, kunata, sanitare pranë spitalit Delvinë;
Erinda Sulejmani, nusja e nipit të bashkëshortit, infermiere në spitalin Delvinë

Lidhjet familje të ish-kryetarit të PD-së dega Delvinë, z.Agron Kohila, aktualisht zv.kryetar i Bashkisë Delvinë, i emëruar pas vitit 2013.

Agron Kohila, nënkryetar bashkie, ish-nënprefekt i nënprefekturës Delvinë;
Ardit Kohila, i biri, inspektor tatimesh në Tiranë;
Leard Kohila, i biri, punonjës pranë Albpetrol Fier;
Fisnik Kohilaj, nipi, aktualisht këshilltar i subjektit Partia Socialiste në Këshillin Bashkiak Delvinë si edhe inspektor tatimesh në Fier;
Gjergji Kohila, nipi, oficer policie;
Bilal Kohila, nipi, punonjës i landfillit Bajkaj;
Gurie Kohila, mbesa, infermiere;
Emiljano Hoxha, nipi, punonjës pranë portit detar Sarandë, denoncuar për “Shpërdorim detyre”.


Shfaq Komentet (2)

Leave a Reply to Ilia Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Boll me keto deklarata. Mut njeri kak tjetri. Po ju te LSI jeni te llaftarshem. Keni fute ne pune jo vetem ato me lidhje familjare por edhe partiake. Keni emeruar drejtora et drejtoresha qe se kane haberin per pune. Degjoj ter lidhemi me LSI se ajo na gjen pune. Parti e felliqur prandaj pretendoni se jeni rritur ne numer. Nuk ecen Shqiperia keshtu dhe hiqeni se ju dhemb per te. Mendoni per vete se si te majmeni, i jepni lemoshe te tjereve per tu mbajtur aty ku ju jeni. Shame on you LSI……

    Përgjigju ↓
  2. Po ato te LSI pse si rrendit? Apo ste vjen mire? Qe te hedhesh balte mbi te tjeret shiko pragun tend. E keni bere kete fushate te neveritshme me lufte te ashper kunder partive te tjera. E vertete eshte gare por jo ne kete menyre. ne fund te fundit tregoni kush jeni. S’keni nevoje per komente. Faktet flasin vete.me liken hajdutin qe beri muuuuu video me Dritan Priftin,por c’ti besh e mbuloi Berisha prandaj dhe ai ben be e rrufe per te e i thurr lavde se se dime cfare njeriu eshte. Nese i ul pike vetes ai dhe e shoqja qe na e ngren Berishen ne piedistal.

    Përgjigju ↓