MILOSAO

Një copëz Shqipërie arti në Beograd

08:17 - 19.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ditët e fundit, Shoqata e Kulturës “Parobrod”, ka mbajtur një panel diskutimi me titullin “Letërsia e panjohur nga Shqipëria”, e cila është organizuar nga Lëvizja Evropiane në Serbi. Ngjarja kulturore është pjesë e projektit të “Qendrës së Përbashkët për marrëdhëniet shqiptaro-serbe”, të cilën e kanë nisur si projekt Forumi për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Lëvizjes Evropiane në Serbi dhe Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare në Tiranë me mbështetjen e granteve të Republikës Federale të Gjermanisë.
Mik i panelit ishte Arian Leka, poet dhe redaktor i revistës “Poeteka” dhe profesor në Fakultetin e Artit në Tiranë dhe me të diskutuan Milosh Zhivanoviç dhe Sasha Ciriç, redaktorët e shtojcës të angazhuar letrare dhe portalit “Beton”. Arsyeja e realizimit të kësaj interviste ishte e veçantë pasi edicioni i qershorit të Betonit është dedikuar për letërsinë bashkëkohore nga Shqipëria, e cila është përgatitur nga Arian Leka që shkroi edhe një parathënie për të. Për këtë edicion është botuar edhe nga një pjesë edhe prej Mira Meksit, Ardian Kuçukut dhe Ylljet Aliçkajt, që janë përkthyer nga Anton Berisha, e janë botuar gjithashtu edhe poezi nga Sabina Veizaj, Lindita Arapi dhe Maringlen Niço në përkthimin e Shkëlzen Maliqit.
Fokusi i diskutimeve ka qenë çështja e përkthimit të ndërsjellë në dekadat e fundit, nga gjuha shqiptare në atë serbe dhe anasjelltas, gjatë të cilit i intervistuari përmendi edhe ecurinë e Shqipërisë në revistën e vogël të letërsisë në klubin “Books” në Zagreb në vitin 2014 dhe antologjinë e prozës dhe poezisë shqiptare “Kaplje”, botuar vitin e kaluar në Mal të Zi. Janë përmendur edhe përkthime të shkrimtarëve modernë shqiptarë bërë në gjuhën serbe, siç janë pjesë të Ismail Kadaresë, Bashkim Shehut, Anilda Ibrahimi, Ridvan Dibrës, Luljeta Leshanakut, Zija Çelës dhe të tjerët, duke konstatuar se letërsia shqipe nuk përkthehet shumë, kurse ekziston nevoja për përkthim të ndërsjellë.
Paneli diskutoi dhe përkthimim e librave nga autorët kosovarë shqiptar dhe gjendjen e përkthimit të tyre me përfundimin se ka një nevojë për një numër më të madh të përkthyesve të rinj dhe redaktorëve.
Paneli u ndoq nga studentë të gjuhës dhe letërsisë shqipe në Fakultetin Filologjik në Beograd me profesor Naile Imamin, përfaqësues të ambasadës shqiptare në Serbi, përkthyes të vjetër të tillë si Hamdi Ukaj, i cili ka përkthyer edhe Kim Mehmetin dhe Fatos Kongolin por edhe shumë vizitorë të interesuar në marrëdhëniet serbo-shqiptare në kulturë.
(Marrë nga Beton)


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.