BOTA

Po e priste me thikë në dorë pranë punës, gruaja shtyp me makinë shqiptarin

12:51 - 19.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ai kishte shkuar ne vendin e saj te punës dhe po e priste te parkingu me një thike në dorë. Por përpjekja e shqiptarit për ta frikësuar ish-gruan, me te cilën ka edhe një fëmije, një djalë, ka përfunduar ne një tragjedi.

Ai ka humbur jetën pasi u përplas nga ish-gruaja me makinën e saj, me te cilën ajo u përpoq te largohej dhe te shpëtonte nga agresioni i shqiptarit.

Ai ndërroi jete pak me vone nga plagët qe kishte marre. Mësohet se shqiptari e ndiqte prej kohësh ish-gruan, dhe para pak ditësh ajo e kishte denoncuar edhe ne Polici.

Vrasja ka ndodhur në një garazh në qendër të Villogo, provincë e Bergamos.

Sipas Policisë, gruaja e ka goditur aksidentalisht me makine shqiptarin në një përpjekje për të shpëtuar prej tij. Ajo është dërguar ne spital ne gjendje shoku.

Viktima është një shqiptar 44 vjeç, banor i Chiari, dhe sipas policisë italiane, quhet Agron Beshmata.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.