Speciale

Po shpërndanin fletëpalosjet e PS-së, ja pse nisi sherri në lokalin e kandidatit të LSI në Gramsh

10:45 - 19.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Zbardhet sherri mes mbështetësve të LSI dhe PS në qytetin e Gramshit. Gjithashtu bëhet me dije se në sherr është përfshirë administratori i një lokali në qytetin e Gramshit, Aurel Qafoku 40-vjeç, i cili ka kanosur kryetarin e FRESSH-it në këtë qytet, Enio Zanin 26-vjeç.

Të njëjtat burime saktësojnë se sherri ka ndodhur në lokalin që kishte me qera kandidati i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Admirim Kalaj.

Në momentin që kreu i FRESSH, Zani bashkë me anëtarë të tjerë të PS kishin shkuar të shpërndanin fletëpalosje në mbështetje të Partisë Socialiste, administratori Aurel Qafoku e ka marrë si provokim duke i përzënë me forcë, madje dhe i ka kërcënuar.

Për Qafokun u referuan materialet në Prokurori dhe po procedohet në gjendje të lirë për “Kanosje apo dhunim ndaj pjesmarrësve në zgjedhje”.

NGJARJA

Policia e Gramshit ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për katër persona, tre prej të cilëve përfaqësues të një subjekti politike, të cilët dyshohet se kanë bërë presion ndaj personave të tjerë.

“Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori për procedim në gjendje të lire në ngarkim të 3 shtetasve B.B., 35 vjeç, V.B., 31 vjeç , M.H., 25 vjeç, të tre banues në Gramsh. Ata, si përfaqësues të një subjekti politik në Gramsh, dyshohen të kenë kanosur shtetasin A.XH, 37 vjeç, banues në Gramsh, para dyqanit të tij”, thuhej në njoftimin e policisë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.