AKTUALITET

Policia gjen furgonin që u grabit në kantinën e verës në Durrës, ishte braktisur në rrugën dytësore Fushë-Krujë – Milot

15:00 - 19.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




 

Policia ka gjetur furgonin që u grabit mëngjesin e ditës së sotme në një kantinë vere në Durrës. Furgoni është gjetur i braktisur në rrugën dytësore Fushë-Krujë-Milot.

Persona ende të paidentifikuar, pasi kanë lidhur rojën kanë arritur të marrin një shumë prej 5 milionë lekë në kasafortë, ndërsa kanë ikur me një furgon që ishte në ambientet e kantinës.

Policia sqaron se ka nisur punën për të zbardhur ngjarjen, si dhe për të kapur autorët.

Kasaforta e grabitur në orët e para të mëngjesit në kantinën e verës në fshatin Rrashbull, Durrës, mësohet se brenda ka pasur pesë milionë lekë të vjetër. Policia ka marrë pamjet e kamerave të sigurisë dhe po kryen verifikimet e rastit. Teksa janë marrë në pyetje edhe rojet për detaje të tjera.

“Panorama” mëson se kantina e verës “Gjergj Kastrioti” i përket familjes së Ministrit të Mjedisit Lefter Koka. Nga ky i fundit nuk ka asnjë prononcim deri tani.

Informacion paraprak nga Policia:

Më datë 19.06.2017, rreth orës 04:00,në Rrashbull, në Kantinën e Verës “Gjergj Kastrioti”, tre persona me maska, kanë hyrë në ambientet e Kantinës, kanë lidhur rojen dhe në një nga zyrat kanë marrë një kasafortë.

Më pas kanë marrë edhe mjetin e Kantinës, furgon tip benz me targa DR 3538 D dhe janë larguar. Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

NGJARJA

Një kantinë vere në fshatin Rrashbull, Durrës ka rënë pre e grabitësve, teksa kanë marrë kasafortën. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Burimet kanë bërë të ditur se kanë qenë 3 persona të maskuar, të cilët kanë lidhur rojen dhe kanë hyrë në ambientet e kantinës.

Autorët kanë marrë një nga mjetet e kantinës dhe janë larguar. Ndërkohë që policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.