LIFE STYLE

Sëmundjet e lëkurës që përkeqësohen nga dielli dhe mbrojtja nga rrezet

09:41 - 19.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play


Nga Dr. Blerta GJONI




Ekzistojnë disa sëmundje dermatologjike që në përgjithësi përmirësohen në periudhën e verës, si: psoriaza, iktioza vulgare, por disa sëmundje të tjera, për shkak të nxehtësisë, lagështirës dhe djersitjes acarohen, si: sëmundja darier, dishidrozat (çrregullimet e gjëndrave të djersës), dermatitet nga panolina te fëmijët e vegjël apo dermatitis atopik. Ekspozimi i tepërt nën rrezet e diellit dhe në oraret e papërshtatshme (ora 11:00-16:00) mund t’i acarojë, por ndonjëherë edhe t’i shpërthejë sëmundje të tilla si: herpes simplex, lupus eritematozë, akne rozacea apo vitiligo (mungesë e pigmentimit të lëkurës). Te fëmijët mund të shfaqen fotodermatoza të tipeve të ndryshme, siç është urtikaria nga rrezatimet e diellit, nga rrezet UVA e UVB, pruriti që shfaqet më shumë nga rrezet UVA se ato UVB. Kush janë disa masa mbrojtëse për personat që kryejnë banja dielli? Në raste të tilla të shfaqjeve të sëmundjeve dermatologjike ose të acarimit të tyre, është e mira të kryhet vizita te mjeku dermatolog, por të kihen parasysh edhe këshillimet si profilaksi të sëmundjeve: ekspozimi në diell duhet të bëhet në mënyrë graduale dhe jo menjëherë, dhe duhet të lyheni me krem kundër diellit 20 minuta para se të futeni në det, pasi rrezatimi diellor është më i fortë. Duhet të përzgjidhni kremrat kundër diellit që janë me filtra të ndryshëm mbrojtës (SPF mbi 15) mbas një vizite të bërë nga mjeku dermatolog, që përcakton tipin e lëkurës për kategori të ndryshme moshash, si edhe për fëmijët që janë me ekzemë atopike, ku ekzistojë solarë mbrojtës të veçantë nga të tjerët. Por, cilët janë më të rrezikuar për t’u dëmtuar nga dielli? Te të gjithë personat që marrin rreze për një kohë të gjatë, në oraret e papërshtatshme si dhe të pambrojtur me kremra solarë, ky rrezik është i pranishëm, si për t’u shfaqur sëmundjet ashtu edhe për t’u acaruar ato që janë të pranishme. Kujdes duhet të kenë personat që kanë të pranishme nishanet me një sipërfaqe trupore mbi 30% të saj, personat më lëkurë të bardhë, fëmijët si dhe të moshuarit, duke pasur parasysh faktin që kanë një sistem imunitar më të ulët se të tjerët.

*Mjeke dermatologe, pranë Poliklinikës së Specialiteteve Nr. 3 në Tiranë


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.