SPORT

Skënderbeu “shëtit” Andorrën, telashe për Tiranën dhe Prishtinën. Partizani dhe Shkëndija, OK

13:30 - 19.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Është hedhur në Nion të Zvicrës shorti i turit të parë kualifikues të Ligës së Europës. Skënderbeu ka marrë një kundërshtar mjaft modest teksa do të vihet përballë skuadrës nga Andorra, Sant Hulia, me ndeshjen e parë që do të zhvillohet në Shqipëri.

Një short mjaft i vështirë ka rezultuar për dy kryeqytetet e Shqipërisë dhe Kosovës. Tirana do të përballet izraelitët e Makabi Tel-Avivit ndërsa Prishtina me suedezët e Norkoping. Të dyja këto skuadra do t’i luajnë ndeshjet e para në transfertë.

Një short i kënaqshëm ka qenë për Partizanin dhe Shkëndijën e Tetovës. Të kuqtë e kryeqytetit shqiptar do të ndeshen me bullgarët e Botev Plovdiv dhe ndeshja e parë do të luhet në Shqipëri. Ndërkohë Shkëndija e Tetovës do të ketë përballë moldavët e Dacias së Kishinjevit dhe ndeshja e parë do të luhet në Moldavi.

Makabi Tel-Aviv (Izrael) – Tirana (Shqipëri)

Partizani (Shqipëri) – Botev Plovdiv (Bullgari)

Dacia Kishinjev (Moldavi) – Shkëndija Tetovë (Maqedoni)

Skënderbeu (Shqipëri) – UE Sant Hulia (Andorrë)

IFK Norkoping (Suedi) – Prishtina (Kosovë)


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.