Tech

Sot homazhet për kryekomisarin Nikoll Vatnikaj, fjalët prekëse të vajzës: Më këpute ba!

10:41 - 19.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ditën e djeshme humbi jetën pas një ataku kardiak, një ndër drejtuesit më të njohur të Policisë së Tiranës, Nikoll Vatnikaj.

Sot do ti jepet lamtumira e fundit, ndërsa vajza e tij, Desantila, një blogere e njohur gjithashtu, i ka kushtuar disa fjalë prekëse babait të saj.

“Kështu do të jemi përjetë, unë këtu, ti prej atje lart. Jam goca e Nikollës, me krenari, përjetë! Më këpute ba!”- shkruan Desantila.

Ceremonia e homazheve pritet të zhvillohet nga ora 10-12 në Pallatin e Kongreseve. “Sot në orën 10-12, në Pallatin e Kongreseve do të kryhen homazhet e përcjelljes së tim eti.

Figura e tij dhe çdo kontribut human që ai ka bërë, në komunitet, familje e shoqëri është arsyeja pse unë do të jem përherë e përulur me mirënjohje dhe dashuri ndaj çdokujt që respekton emrin dhe punën e babait tim.

Ju faleminderit, me zemër.

Ai është forca ime, tim vëllai dhe sime mëje”,- shkruan ajo në rrjetin social “Facebook”.

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.