AKTUALITET

U padit nga policia e Tiranës, ish-drejtori i burgjeve mohon akuzat: Firma s’është e imja!  

15:05 - 19.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Pavarësisht se u kallëzua në Prokurorinë e Tiranës për emërime fiktive në burgun e Shkodrës, ish-drejtori i përgjithshëm Miklovan Kopani ka mohuar akuzat.

Ai thotë se firma në dokumentet qe janë dërguar për ekspertim nga policia nuk është e tij. Së bashku me Kopanin u paditën edhe dy ish-vartësit e tij, të cilët po procedohen në gjendje të lirë, shkruan Vizion +. Për këto arsye, organi i akuzës do të kërkoje analizat daktiloskopike për të saktësuar vërtetësinë e firmës.

Hetimet e kryera nga policia ngrëne dyshimet se Kopani dhe drejtori i personelit, kane përdorur vulën e institucionit dhe me pas kane falsifikuar shkresën, e cila emëronte 20 punonjësit ne burgun e Shkodrës, qe ende nuk është hapur.

 

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.