Kryesore

Xhafaj i përgjigjet sulmeve të LSI-së: Policia s’të bën forcë të parë, e as të pengon. Në rastet e dhunës, rol ka…

14:47 - 19.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, në një konferencë për mediat nga Kryesia e Kuvendit ka komentuar dhe rezultatet e Reformës në Drejtësi.

Sipas tij, kjo është një arritje e jashtëzakonshme e qeverisë Rama dhe nuk kursen një falenderim të veçantë edhe për kryeministrin.

Xhafaj tha se me votën e 25 qershorit, pengmarrësit e drejtësisë do jenë jashtë sistemit, dhe do t’i hapet rrugë shteti ligjor dhe të së drejtës.

Ish-ministri i Brendshëm u shpreh se ndëshkimi i ligjit nuk do ndalet për të korruptuarit dhe ata që abuzojnë me sistemin e drejtësisë.

Xhafaj tha se Partia Socialiste ka bërë përpjekje për jetësimin e sistemit të drejtësisë, duke e cilësuar reformën në drejtësi si një premtim të mbajtur.

“Reforma në drejtësi është një premtim i bërë nga ne në fillim të mandatit tonë që është duke u mbyllur. Është një nga premtimet dhe angazhimet e mbajtura. Ne jemi të vendosur për të vijuar në zbatimin e kësaj reforme. Shpresoj që 25 qershori të jetë dita që do hapë rrugën e shtetit të së drejtës, shtetit në shërbim të qytetarëve”, tha Xhafaj.

 Deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj i ka kthyer përgjigje edhe sulmeve të LSI-së, pas rasteve të dhunës dhe incidenteve në fushatë, të anëtareve dhe kandidatëve të LSI-së.

Nga ana e tij, Xhafaj e ka cilësuar korrekt detyrën e kryer nga Çako, ndërsa ka drejtuar gishtin nga Prokuroria.

“Policia nuk të bën forcë të parë dhe as nuk të pengon të jesh forcë e parë. Dënoj çdo akt dhune në procesin zgjedhor të ndëshkohen me ligj. Në rastet e dhunës, rol të rëndësishëm ka prokuroria e shtetit. Prokurorët kanë përgjegjësinë e zbardhjes së shpejtë të ngjarjeve. Unë i bëj thirrje Prokurorisë të reagojë shpejt për të zbardhur ngjarjet. Kam ndjekur një mesazh të Çakos ndaj strukturave, mu duk se ishte shumë profesional dhe kërkonte që të ndëshkojnë ashpër çdo lloj përfshirje në fushatë”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.