BOTA

Alarm për shpërthim në Bruksel, policia vret një person në “Grand Platz”

22:08 - 20.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Sheshi kryesor dhe stacioni qendror në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel është evakuuar pas raportimeve për një shpërthim.

Dëshmitarët thanë se “La Grand Platz”, u pastrua brenda pak sekondash, ndërsa persona të tjerë shkrepën fotografi aty pranë.

Mediat belge kanë raportuar se një burrë që kishte veshur një rrip shpërthyes është neutralizuar nga policia. Policia lokale shkroi për një incident me një individ në stacionin qendror të Brukselit.

Policia tha se situata është nën kontroll. Zëdhënësi i operatorit të rrjetit hekurudhor “Infrabel” konfirmoi se stacioni ishte evakuuar.

“Ka pasur panik në stacion dhe në binarë pas një incidenti”, tha zëdhënësi.

Bart Crols, një zëdhënës i kompanisë hekurudhore SNCN, konfirmoi se të gjithë trafiku hekurudhor në qytet është pezulluar pasi dëshmitarët kanë shkruar një fotografi të një zjarri në Stacionin Qendror.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.