Tech

“Arsimi LART, kam patentë klasi B, apo puna e vetme në Call Center”, ja cfarë shkruajnë në CV kandidatët për deputetë

14:45 - 20.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




 

Shpesh në Shqipëri kemi parë raste flagrante të kandidatëve për deputetë, nga persona me rekorde kriminale, tek ndërrimi i 5 apo 6 emrave. Por ka dhe nga ata që nuk kanë arsim të LART, por shkollë të mesme dhe kandidojnë për deputetë, apo nga ata që kanë punuar vetëm një herë dhe atë në Call Center. Nuk janë as më shumë, e as më pak se sa ato se çfarë kanë shkruar kandidatët për deputetë në jetëshkrimet e tyre.

 Kur kanë mbetur edhe 5 ditë nga zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, kanë dalë një pjesë nga CV-të e kandidatëve për deputetë, që do t’ua sjellim më poshtë.

Ndonëse zgjedhjet ende nuk janë mbajtur, njëri prej tyre e ka parashikuar fatin se do të jetë deputet. Në jetëshkrimin e tij shkruhej se nga 2017 e në vazhdim deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Po, Po! Nga 2017 e në vazhdim, kështu që fushata nuk ka qenë e nevojshme, pasi nga llogaritë del që automatikisht është deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Thjesht një parashikues fati që në bërjen e CV-së.

Nëse jemi mësuar që në Kuvendin e Shqipërisë të ulet të paktën ndonjë që ka mbaruar ndonjë shkollë të lartë, çfarëdolloj qoftë ajo, nuk është çudi që të kemi ndonjë me shkollë të mesme dhe që të ketë punuar vetëm në CALL CENTER. Është fat!

Nëse jeni të interesuar të dini se në çfarë niveli janë kandidatët për deputetë në Anglisht, po jua e tregojmë ne. Njëri prej tyre, në jetëshkrimin e tij shkruan se është te C, ndërsa nuk mungojnë edhe ata që kanë patentë automjeti të klasit B. Sigurisht që ka dhe nga ata që kanë njohuri kompjuterike të paketës OFIS;

 

Mund t’i përkushtohesh shoqërisë civile, por je anëtar i FRESH-it që nga themelimi e deri në 96-ën. Ama kur të kërkohet kualifikimi, në CV shkruhet që mban titullin AVOKAT.

Ja disa prej CV të kandidatëve për deputetë, mos u çudisni!

GSH.al

 

 

 


Shfaq Komentet (2)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Ne nuk çuditemi se nuk janë femomenevtë këtyre zgjedhjeve, me të tillë tipa, por ka dhe gazetarë apo analistë që nga padituria na e bëjnë mizën buall dhe buallin njeri. Eh ka plot turli për kazanat e politikës dhe të mediave.
    Çapajevi rus

    Përgjigju ↓
  2. O zot çfarë tmerri! Shikoni si shkruajnë!! Lëre si këmbët e pulës, por çfarë i bëjnë shqipes!!!

    PERMETE thote ajo, jo PERMET

    Ky tjetri shkruan Shqipëris, dhe jo Shqipërisë!!!

    Të qajmë a të qeshim?!!?

    Përgjigju ↓