Kryesore

Hakmarrja / Shteti grek merr vendim, kryebashkiakut të Himarës i hiqet nënshtetësia. Ja arsyeja

10:15 - 20.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Mediat greke kanë raportuar se shteti grek ka miratuar një vendim, sipas të cilit i hiqet shtetësia greke kryebashkiakut të Himarës, Gjergj Goro. Sipas “tahydromos.gr” vendimi tashmë është firmosur nga ministri i përkatës, Panos Skourletis dhe pritet të publikohet në Gazetën Qeveritare (GG). Shtetësia greke i ishte dhënë kryebashkiakut të Himarës disa vite më parë për shkak të origjinës greke. Në artikull thuhet se vitet e fundit të qëndrimit të tij në bashkinë e Himarës, Goro, ka ndërhyrë shumë herë me vendime dhe veprime që goditën interesat thelbësore të komunitetit grek në rajonin e Himarës, të drejtat e tyre kombëtare, ato të pronësisë, dhe besimit fetar.

Sipas gazetës veprimet kulmuan në prononcimet për shembjen e kishës së Shën Athanasit dhe shembjen e 18 shtëpive në qendër të qytetit. Në bashkëpunim me autoritetet e Shqipërisë, Goro i ka shërbyer një skeme të shpërnguljes  së bashkatdhetarëve të tij, thuhet më tej në shkrim.

Shërbimet kompetente greke prej vitesh janë informuar për aktivitetet anti-greke të kryetarit të Himarës, por pas rekomandimeve të përsëritura të pajtueshmërisë, kurrë nuk janë marrë seriozisht nga Goro, ndaj dhe mori vendimin ekstrem për t’i hequr shtetësinë greke, citon artikulli, duke shtuar se është e drejtë sovrane dhe e patjetërsueshme e shtetit grek për t’u hequr kombësinë greke qytetarëve, kur ata me veprimet dhe veprat e tyre dëmtojnë kombin grek.

Sipas të njëjtave burime shërbimet kompetente greke kanë një listë personash nga zona e Epirit të Veriut, kryesisht kryepleq, të cilët, pas marrjes së kombësisë greke, duke injoruar betimin, në shumë raste kanë bashkëpunuar hapur me autoritetet shqiptare kundër bashkatdhetarëve të tyre. /Respublica


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Heqja e shtetësisë është e drejtë e çdo shteti. Kjo nuk përbën asnjë lajm. Lajmi është se shteti grek zyrtarisht ka hyrë në punët e brendshme të shtetit Shqiptar. Konkretisht me sjelljen e disa argumenteve krejtësisht pa lidhje me atë shtet, siç është problemi i pronave, apo objektet fetare të cilat janë në territotin e shtetit shqiptar dhe ruhen e mbrohen sipas ligjeve shqiptare. Sa hipokritë tregohet ai shtet!Në sheshin “Skenderaj “u vunë gurë nga gjithë hapsirat ku banojnë shqiptarë dhe nga territoret etnike shqiptate, pa u bërë inaugurimi vrapoi zonja ambasadore e Greqisë me ca.letra.çarçafë për të.protestuar se gurët nga Çamëria përbëkan provokacion Kurse.për Himarën që nuk e lidh etnikisht asgjë me greqinë po i a hiqkan shtetësinë kryetarit bashkiak. Ja sa i zbaton rregullat demokratike ai shtet i kalbur ekonomikisht, politikidht dhe nga ana sociale. Ai shtet ndërhyn pa teklif në.kopetencat e shtetit tonë dhe na thotë se ne jemi nacionalistë të pa ndreqshëm. Nuk e di.por ministria e jashtëme duhet ti japë një përgjigje asaj greke, jo për heqjen e shtetësisë, por për argumentet të cilat janë e drejte e shtetit shqiptar
    Juve z. GORO mos u shqetësoni sepse realisht nuk ka për ç’farë tu shërbejë një dokument kur shteti disponues ështe shtet jo demokratik, por autokratik.
    Respekte për ju,familjen tuaj dhe vllezërit himarjotë që.nuk i janë nënështruar as armiqve shekullore dhe as këtyre të sotmëve. Sorkadhja

    Përgjigju ↓