SPORT

Tirana bën gati listën e Europës, afrohen një brazilian dhe një ugandez me CV… për të qarë hallin

11:00 - 20.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tirana ka përpiluar në limite listën me lojtarët që janë federuar në UEFA për ndeshjet kualifikuese të turit të parë kualifikues në Europa Ligë. Skuadra kryeqytetase është mjaftuar me dy goditje. Bëhet fjalë për një qendërmbrojtës dhe një sulmues.




I pari është Uellison De Oliveira, një njohje e trajnerit Ze Maria te Çelhaul në Rumani. Ai mund të bëjë edhe rolin e mesfushorit, është 178 centimetra. Bie në sy mungesa e një skuadre në sezonin e fundit, mirëpo njohja e trajnerit për të ka bërë që të afrohet te Tirana me një kontratë 3-vjeçare.

Ndërkohë që i dyti është një sulmues i Kombëtares së Ugandës. Junus Sentamu është i datëlindjes 13 gusht 1994 dhe ka nënshkruar një kontratë disa vjeçare me skuadrën kryeqytetase. Sulmuesi ka luajtur në Finlandë sezonin e fundit dhe ka shënuar vetëm një gol me skuadrën e Ilves.

TË LARGUARIT

Përveç Takut, Teqes dhe Gilman Likës, Tirana nuk do të ketë më në sezonin e ardhshëm as tre nga afrikanët. Edeh, Cise dhe Ntsitsingui nuk janë përfshirë në listën e Europa Ligës dhe nuk do të jenë as në sezonin e ardhshëm. Nga gjashtë afrikanët e afruar në fillim të vitit, kanë mbetur vetëm Merveil, Akuah dhe Moise.

LISTA

Kryeqytetasit kanë përfunduar listën e federimeve në orët e vona të mbrëmjes së djeshme. Pasi janë përmbushur edhe dokumentacionet e nevojshme për dy lojtarët e afruar, kryeqytetasit kanë sigluar edhe listën përfundimtare që do të jetë pjesëmarrëse në Europa Ligë. Kryeqytetasit kanë lënë vetëm një emër të lirë për ta pasur në dispozicion deri në 24 orë para nisjes së takimit të parë kualifikues.

Reagimi i tifozëve

Edhe tifozët e Tiranës e kanë cilësuar absurde afrimin e dy lojtarëve të huaj në ekip. Në një reagim në faqen e Facebook-ut “Tirona Tifo Forum” ata bëjnë ironi me klubin bardheblu. /PanoramaSport


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.