Tech

Edi Rama i mbyll emisionin Rudina Xhungës, pasi kishte nisur me vonesë

22:45 - 21.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Edi Rama është si në shtëpinë e tij në Vizion Plus dhe dyfish më rehat në emisionin e Rudina Xhungës. Pas një interviste plot batuta dhe të qeshura dhe megjithëse kishte ardhur me vonesë, Rama vendosi ta mbyllë emisionin rreth orës 22:15 minuta.

Pavarësisht protestës së drejtueses së emisionit për t’ia lënë asaj formalisht mbylljen, dëshira e kryeministrit u plotësua menjëherë sapo e shprehu atë.

DIALOGU NE TRANSMETIM DIREKT

Edi Rama: A mund ta mbyllim tani se e mbylla shumë bukur me këtë batutën e fundit.

Rudina Xhunga: Zoti Rama mund ta mbyll unë?

Edi Rama: Po mbylle, se ti një herë në javë punon, unë punoj natë ditë.

Rudina Xhunga: Zoti Rama, se e nisëm me vonesë…

Edi Rama: Po e nisëm me vonesë, tani ta mbyllim në kohë!

Rudina Xhunga ishte një nga gazetarë që Edi Rama zgjodhi të mos e etiketojë si “kazan” gjatë intervistës në Zonë e Lirë.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Lidhja perverse e shtypit dhe politikes. Dhe nuk besoj se ka Rama faj domosdoshmerisht… Ec e prit populli pastaj. Keto lloj gazetaresh nga fuqi e peste e kane kthyer shtypin ne kollone te peste.

    Përgjigju ↓