BOTA

Erdogan kundër Shqipërisë së Madhe, ngazëllehet Presidenti i Serbisë, Vuçiç: Falemindetit!

10:18 - 21.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç në një intervistë për televizionin publik ka deklaruar se i frikohet “ndryshime kushtetuese”, për të cilat thotë se Serbia nuk është ende gati.

“Në preambulën e Kushtetutës serbe Kosova përshkruhet si pjesë përbërëse e Serbisë”,- tha ai.

Vuçiç ka folur edhe për dialogun me Kosovën. “Cilado shumicë të jetë në Prishtinë, s’kemi për të qenë shumë të lumtur, porse dialogu duhet të vazhdojë për shkak të ekzistencës dhe sigurisë së serbëve”.

Ai ka treguar se Lista Srpska tregoi se mund të marrë 6 për qind të votave dhe se gjithnjë e më shumë fëmijë serbë po lindin në Kosovë.

Vuçiç ka falënderuar qëndrimin e kryetarit turk Rexhep Taip Erdogan i cila ka thënë se “është kundër krijimit të Shqipërisë së madhe”.

“I jam shumë falënderues kryetarit turk. Në fillim të korrikut shkoj në një konferencë të madhe në Turqi dhe atje do të takohem me të e me kryetarin e rus Vladimir Putinin.

Është me rëndësi të kemi marrëdhëniet të mira me Turqinë”, ka thënë ai duke shtuar se pas kësaj Erdogan me dy avionë me biznesmenë do të shkojë në Beograd. Kryetari serb më 17 korrik takohet me nënpresidentin e SHBA-së Mike Pence.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.